Categories: Uncategorized

Zbulohet shuma marramendëse, 40 milionë euro në llogaritë e të “fortëve”

Paratë e krimit janë prej kohësh në qarkullim dhe shumë prej tyre janë investuar jo pak. Gjatë vitit 2019, me kërkesë të prokurorëve, gjykatat kanë vendosur sekuestrimin paraprak të pasurive të njerëzve të krimit me vlerë mbi 40 milionë euro.

Janë sekuestruar apartamente banimi, njësi tregtare, garazhe, tokë truall, tokë arë, autovetura të llojeve e markave të ndryshme, vlerave monetare në valutë dhe në lekë dhe llogari bankare etj.

Të dhënat reflektohen në raportin e prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, për zbatimin e një prej rekomandimeve kryesore të Kuvendit, i cili i kërkonte organit të akuzës për vitin 2019, zbatimin e drejtë dhe të njëllojtë të procedurave për hetimet pasurore.

Megjithatë, kryeprokurori Çela, pohon në raport se “bashkëpunimi ndërinstitucional me agjencitë e përfshira në zbatimin e ligjit antimafia nuk ka qenë në nivelin e duhur, si dhe ka pamjaftueshmëri të kapaciteteve për kryerjen e hetimeve pasurore për zbulimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria e krimit të organizuar, trafikimeve të paligjshme, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit e krime të rënda të tjera”.

Nëse të dhënat për sekuestrimin e pasurive janë pozitive, bilanci i konfiskimi të pasurive, me vendim gjykate, është zero. Gjatë vitit 2019, nuk është marrë asnjë vendim nga gjykata për konfiskim pasurie. “Në këtë periudhë, në zbatim të ligjit anti-mafia, prokuroria ka paraqitur në gjykatë 4 (katër) kërkesa për konfiskim të cilat janë në proces gjykimi, si dhe janë pranuar nga gjykata 9 (nëntë) kërkesa të prokurorisë për sekuestrim pasurie, ose krahasuar me vitit 2018 me rritje 28 % të kërkesave të pranuara nga gjykata për sekuestrime pasurore”, thuhet në raport.

Kjo ka qenë edhe një nga arsye se pse qeveria miratoi një akt normativ special, për goditjen e njerëzve të krimit, përmes sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurive, izolimit fizik dhe sanksioneve të forta ekonomike.

Ndërkaq, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në periudhën Janar-18 Dhjetor 2019, ka regjistruar gjithsej 196 referime për hetime pasurore, përveç atyre të mbartura nga viti 2018, me synim që hetimi pasuror dhe sekuestrimi i aseteve kriminale të bëhet një mjet i dobishëm, për të luftuar këtë fenomen dhe nga ana tjetër të ndihmojë hetimin penal.

të fundit

Horoskopi 14 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…

4 hours ago

“Më doli dhelpra përpara”, 45-vjeçarja humb kontrollin e motorit dhe plagoset rëndë në Lushnjë, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…

5 hours ago

“Nuk u intereson për popullin e Gazës”/ Netanyahu: Vrasja e udhëheqësve të Hamasit do t’i jepte fund luftës

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…

5 hours ago

I dashuruar kokë e këmbë, Gjiko zbulon si e bëri për vete Elitën: Gjëja më e veçantë, meriton të gjithë botën

I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…

5 hours ago

Ronela Hajati pëson ndryshimin drastik në peshë/ Tregon se sa kilogramë ka humbur

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…

6 hours ago

E rëndë në Durrës/ Gjendet pa shenja jete në një taksi 57-vjeçarja kineze

Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…

6 hours ago