Categories: Uncategorized

Zbulohet laboratori i narkotikëve në Fier, 2 arrestohen e 2 shpallen në kërkim

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi policia ka zbuluar një laborator lëndësh narkotike në Fier.

Finalizohet me sukses operacioni antikanabis i koduar “Laboratori”, zhvilluar nga seksioni për hetimin e narkotikëve në DVP Fier.

Policia zbulon një laborator, i cili ishte në funksion të kultivimit të bimëve narkotike.

Vihen në pranga 2 autorë të dyshuar dhe 2 të tjerë shpallen në kërkim.

Procedohen penalisht 3 elektricistë për shpërdorim detyre.

Nga ana e Seksionit për hetimin e narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas informacioneve të marra më parë në rrugë operative, u finalizua operacioni antikanabis i koduar ”Laboratori”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë A.K., 22 vjeç dhe Q.K., 48 vjeçe, banues në Mbrostar, Fier.

U shpallën në kërkim dy bashkëpunëtorë të tjerë, konkretisht shtetasit A.K., banues në Mbrostar, Fier dhe F.B., 33 vjeç, banues në Kosovë.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kishin përshtatur ambientin e banesës së 53-vjeçarit A.K., me aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkotike.

Gjatë kontrollit të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 312 fidanë të dyshuar Kanabis, të kultivuara, pajisjet të cilat kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike si dhe një pajisje presimi, gërshërë etj.

Nga këqyrja në ambientet e jashtme të rrjetit elektrik, është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin e paisjeve, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Në këtë kuadër u proceduan penalisht tre elektricistë, G.M., E.M. dhe B.Q., banues në Fier. Këta shtetas duke shpërdoruar detyrën kanë lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në banesën e shtetasit A.K.

Materialet për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

të fundit

Vrau dy persona në Shkodër dhe plagosi dy të tjerë, izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë Ragip Gila

Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije se Gila po…

12 minutes ago

Dardan Cena shpallet kampion i Ballkanit në xhudo

Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…

47 minutes ago

Deputeti i PD reagon për aksionin e IKMT në Valbonë: U ndërtuan me mund e djersë

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…

1 hour ago

Sirena alarmi në Poloni për shkak të kërcënimit me dron, mbyllet aeroporti, avionët luftarakë ngrihen në ajër

Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…

1 hour ago

VIDEO/ Shpërthim i fortë në një lokal në Madrid, 21 të plago*ur, 3 në gjendje kritike

Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…

2 hours ago

“Shuplaka” e fortë nga SHBA për Kosovën, zyrtari amerikan: Frustrimi i grumbulluar me Kurtin çoi në pezullimin e Dialogut

Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, thotë se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar…

2 hours ago