Ambasadorja e re e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim do të marrë detyrën zyrtarisht më 30 janar në orën 5:30 të pasdites së asaj dite.
BalkanËeb mëson se pas 13 ditësh, Yuri Kim do të bëhet ambasadorja e SHBA në Shqipëri dhe pse ka marrë konfirmimin dhe ka bërë betimin në Senatin amerikan.
Yuri Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori dhe personi i parë nga territori amerikan i Guamit që shërben në një post të tillë. Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor.
Ajo ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore, ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.
Presidenti francez Emmanuel Macron mbajti një fjalim nga Tirana në Forumin Ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative), një platformë globale që…
Pas një periudhe të zhurmshme për shkak të incidentit në gjysmëfinalen e “Big Brother VIP Albania 4”, ku u përfshi…
Kryedemokrati Sali Berisha nuk pranon rezultatin zhgënjyes të kampit politik që ai drejton, ndërsa gishtin e fajit e drejton tek…
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë fjalës së tij nga Tirana ku mori pjesë në punimet e forumit ekonomik ‘Invest in…
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, shtetasi Rei Nozlli u la…
Presidenti francez Emmanuel Macron ka theksuar rëndësinë e krijimit të një “Evrope më të madhe”, duke përfshirë Ballkanin Perëndimor, Mbretërinë…