Categories: Uncategorized

Zbulohen shifrat, Emiratet e Bashkuara Arabe japin 70 milionë euro për Shqipërinë

Shtetet anëtare pjesëmarrëse në Konferencën e Donatorëve po shpallin publikisht angazhimin e tyre me fonde për procesin e rindërtimit pas termetit te 26 nentorit.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ofruar 70 milonë euro ndihmë për rindërtimin e 2000 njësive të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Vendi ynë e bën këtë në kuadër të një partneriteti të gjatë. Ne do të ofrojmë 70 milionë euo për 2000 njësi banimi në Shqipëri.”- u shpreh ministri i Jashtëm.

Ndërkohë Banka Botërore ka ofruar 160 milionë euro hua, Banka Evropian e Investimeve (Shuma 100 milionë euro) dhe Banka Islamike për Zhvillim 365 milionë euro.

Nga shifrat e publikuar Italia dhe Franca janë dhe dy ndër shtete të cilët kanë dhuruar më shumë për fondin e rindërtimit në Shqipëri.

Mësohet se Franca ka ofruar 100 milion euro për financimin e projekteve dhe 60 milionë euro do të jepen hua për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë.

Më herët është raportuar se 11 milionë euro do të japë Gjermania për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit të 26 Nëntorit, që iu mori jetën 51 personave, dhe la të pastrehë mijëra të tjerë.

Ndërkohë Malta dhe Qipro kanë ofruar mbështetje morale.

Lista e dhurimeve sipas shteteve deri më tani:

BE- 100 milion euro

KE- 15 milion euro

Gjermania – 11 milion euro

Italia- 65 milionë euro

Franca- 100 milion euro

Suedia- 5.6 milion euro

Britania e Madhe- 1 milion pound

Kroacia- 1 milion euro

Luksemburgu- 250 mijë euro

Serbia- 2 milionë euro

Polonia- 2.7 milion euro

Danimarka- 2.7 milione euro

Greqia- 2.5 milione euro dhe 200 shtëpi,

Holanda- 3 milion euro,

Sllovakia jep- 250 mijë euro për rindërtimin e objekteve arsimore,

Austria jep- 1 milion euro për rindërtimin,

Republika Çeke- jep 9.5 milionë koruna,

Sllovenia do të japë- 300 mijë euro për ndërtimin e një shkollë në një nga zonat e prekura.

Bullgaria-350 milionë euro

Rumania- 420 mijë euro

Malta dhe Qipro,-Ofrojmë mbështetje morale

Mal i Zi- 500 mijë euro

Spanja 20-25 mijë euro

Hungaria 250 mijë (vetëm për rindërtimin e kishave katolike)

Mali i Zi -500 mijë euro (i përgjithshëm 750 mijë euro)

Maqedonia e Veriut-6 milionë denarë

Kosova-200 mijë euro

Bosnje-Hercegovina 100 mijë marka

Turqia (900 mije euro ndihma plus 504 banesa me vlerë 46.3 milionë euro)

Banka Botërore 160 milionë euro hua

Banka Evropian e Investimeve (Shuma 100 milionë euro)

Banka Islamike për Zhvillim 365 milionë euro

Emiratet e Bashkuara Arabe 70 milionë euro

Zvicra 9 milionë euro

Katar 5 milionë auro

të fundit

Reshjet e dëborës/ Bllokohet aksi Krujë–Qafë Shtamë, izolohen disa fshatra

Reshjet e dëborës gjatë orëve të natës në Malësinë e Krujës, kanë sjellë probleme në qarkullim, duke bërë që niveli…

9 minutes ago

Qarku Elbasan në errësirë, ndërprerje masive të energjisë elektrike në të shtatë Bashkitë

Paraditen e kësaj të diele, situata e furnizimit me energji elektrike paraqitet mjaft problematike, në të shtatë bashkitë e Qarkut…

21 minutes ago

Rama: Prurjet marramendëse të plastikës në lumenj janë kriminale, do dalim me masa të reja

Ditën e sotme, në hapje të sezonit të 6-të të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama, ka folur për përmbytjet si…

35 minutes ago

Rriten prurjet e lumenjve Shkumbin dhe Seman, situatë kritike në disa zona të Lushnjes

Situata paraqitet kritike në disa zona të Bashkisë Lushnje, si pasojë e rritjes së prurjeve në lumenjtë Shkumbin dhe Seman,…

50 minutes ago

Reshjet e dendura të shiut/ Ja zonat që rrezikohen të përmbyten sot

Moti i keq me reshje masive shiu vijon të mbajë të mbërthyer vendin, duke shkaktuar përmbytje në shumë qytete. Sipas…

1 hour ago

Reshjet e dendura të dëborës/ Fshatra të izoluara dhe mungesë të energjisë elektrike, probleme në disa zona në Dibër

Reshjet e dendura të dëborës, kanë shkaktuar probleme të shumta në disa njësi administrative të Qarkut Dibër. Prej ditës së…

2 hours ago