Categories: Uncategorized

Zbardhet vendimi: Si do të bëhet falja e gjobave, kthimi i patentave dhe makinave (FOTO LAJM)

Lajmin e dha dje shefi i qeverisë, Edi Rama i cili tha se mjetet e patentat do t’u kthehen të ndëshkuarve, jo sepse nuk gabuan, po sepse “sidoqoftë jemi një familje e madhe në një situatë të jashtëzakonshme, ku edhe ata që u nxituan meritojnë sot teksa lufta vazhdon, një shans të dytë në vend të një halli më shumë!”

Në aktin normativ shkruhet si më poshtë:

Të lidhura

None found

PËR FALJEN E MASAVE ADMINISTRATIVE ME KARAKTER NDËSHKUES TË VENDOSURA GJATË PERIUDHËS SË INFEKSIONIT TË SHKAKTUAR NGA COVID – 19

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Falja e masave administrative

Falen të gjitha masat administrative me karakter ndëshkues, të vendosura nga autoritetet shtetërore përkatëse, për shkeljen e rregullave apo të akteve ligjore e nënligjore të nxjerra në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, duke filluar nga momenti i konstatimit të kësaj sëmundjeje në territorin e Republikës së Shqipërisë deri në datën 17.4.2020.

Neni2

Kthimi i detyrimit të masës administrative me gjobë

1. Kthimi i shumës së detyrimit të falur, por të paguar,përmasat administrative me gjobë, merret nga zëri përkatës i buxhetit të shtetit apo buxhetit të institucionit në të cilin është arkëtuar shuma,me urdhër të nëpunësit të parë autorizues,dhe kalohet në mënyrë automatike në llogarinë bankare të individit ose në mungesë të saj kjo shumë i dërgohet institucionit shtetëror që ka vendosur masën me gjobë për t’ia dorëzuar subjektit përfitues.

2. Të gjitha institucionet shtetërore duhet të dërgojnë listat e personave ndaj të cilëve është vendosur masa administrative me gjobë,duke përfshirë shumën si dhe të dhënat e nevojshme për kthimin e saj brenda datës 30 prill 2020. 3. Kthimi i shumave pranë llogarisë bankare të subjektit përfitues apo institucionit shtetëror që ka vendosur masën administrative me gjobë të bëhet brenda datës 15 maj 2020.4.

Mënyra dhe rregullat e hollësishme të kthimit të shumave të paguara përcaktohen me udhëzim të ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Neni 3

Kthimi i lejeve/licencave dhe i mjeteve të bllokuara,në zbatim të masave administrative

1. Të gjitha masat administrative me karakter ndëshkues, përjashtuar ato të parashikuara në nenin 2,të këtij akti normativ,si lejet/licencat dhe mjetet e bllokuara,duhet të kthehen brenda datës 15 maj 2020 te subjekti përfitues.

2. Ngarkohen titullarët e secilit prej institucioneve shtetërore, që kanë vendosur masa administrative sipas këtij neni, të nxjerrin udhëzimet përkatëse për përcaktimin e mënyrës së kthimit të detyrimit të falur.

Neni 4

Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR

Edi Rama

të fundit

U.S. midterm elections: Democrats lead in early congressional results

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

3 hours ago

How Vuçiç’s system is being dismantled: Arrests, resignations and attempts to destroy evidence of crimes

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

3 hours ago

She raised her son alone after separating from her husband: New details emerge in killing of 39-year-old Albanian woman by her 21-year-old son in Italy

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se…

3 hours ago

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Demokratët avancojnë në rezultatet e para për Kongresin

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

3 hours ago

Si po çmontohet sistemi i Vuçiç/ Arrestime, dorëheqje dhe përpjekje për të zhdukur provat e krimit

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

3 hours ago

Midterm elections in the US: Vote counting begins after polls close in six states

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluara më 3 nëntor,…

4 hours ago