Categories: Uncategorized

Zbardhet ngjarja e rëndë mes Tiranës: Kunati plagos avokatin e njohur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë.

Burimet bëjnë me dije se avokati i njohur Alban Bengasi ka mbetur i plagosur nga kunati i tij, vëllai i bashkëshortes.

Të lidhura

None found

Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë, pranë stadiumit Dinamo, në rrugën “Emin Duraku”.

Kunati i avokatit, Roland Ruçi e ka goditur me thikë gjatë një konflikti. Autori është arrestuar nga policia pas disa orë ndjekjeje dhe kontrollesh.

Motivi i ngjarjes nuk dihet ende, por gjendja e avokatit është e stabilizuar në spital, pavarësisht goditjeve me thikë që ka marrë nga kunati.

Alban Bengasi ka qenë avokat i dy shtetasve turq që u arrestuan në Tiranë, Ervin Matës, e të tjerë të pandehurve në çështje të bujshme të ndodhura së fundmi.

Njoftimi i policisë

Vihet në pranga 45-vjeçari që tentoi të vriste me thikë kunatin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Emin Duraku” kishte konflikt mes dy shtetasve, ku një prej tyre kishte goditur me thikë shtetasin tjetër, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar në vendin e ngjarjes, shtetasi R. R., 45 vjeç, është larguar me shpejtësi. Në ndjekje të tij janë vënë forca të shumta të Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe pas disa orë ndjekjeje dhe kontrollesh kanë bërë të mundur kapjen e tij.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit R. R., pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta goditi me thikë kunatin e tij shtetasi A. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

të fundit

Daku përlotet në lamtumirën e mundshme me Rubin Kazanin, e pret kontrata milionëshe te Spartaku

Mirlind Daku ishte protagonisti kryesor në fitoren 2-1 të Rubin Kazanit ndaj Akron Tolyattit në javën e dytë të Ligës…

40 seconds ago

Incident i paprecedentë: Agjenti i OpenAI thyen izolimin dhe hyn në sistemet e Hugging Face

Një incident i pazakontë kibernetik, gjatë të cilit një sistem i avancuar i inteligjencës artificiale depërtoi në infrastrukturën e platformës…

10 minutes ago

Surface Laptop 8 në provë: Shpejtësi e lartë, bateri e qëndrueshme dhe touchpad me sinjale haptike

Performanca e mirë, autonomia e gjatë, tastiera cilësore dhe touchpad-i i ri me reagim haptik e bëjnë “Surface Laptop 8”…

11 minutes ago

Dueli i robotëve në stilin MMA: Humanoidi lufton edhe pasi goditja ia shkëput kokën

Nga programuesit te juristët, shumë profesione po përballen me ndikimin në rritje të inteligjencës artificiale. Tani duket se konkurrencës robotike…

11 minutes ago

Redon Xhixha prezanton “raketën” e Tiranës, paralajmërim për rivalët bardheblu

Redon XhixhaNdërsa ekipi i Tiranës vazhdon me përgatitjet intensive për sezonin e ri, sulmuesi kryesori i bardhebluve, Redon Xhixha shfaqet…

13 minutes ago

Google Earth mundëson pamje të fabrikuara, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e dezinformimit

Google ka nxjerr një mjet të ri të inteligjencës artificiale që u lejon përdoruesve të krijojnë imazhe të rreme duke vendosur…

15 minutes ago