Categories: Uncategorized

Zbardhet lista e kandidatëve për deputetë e kryetar bashkie të PD-së për Shkodrën

Ditën e sotme është bërë publike lista e plotë të propozimeve të PD dega Shkodër të kandidatëve për deputet dhe kryetar bashkie.

Ndër 150 vetë ka një listë me 11 emra që janë ndër më të propozuarit në më shumë se 20 grupseksione nga 38 që ka PD në Shkodër.

Të lidhura

None found

Ndër 11 më të propozuarit sipas rendit alfabetik janë Arben Lushaj, ish deputeti Bardh Spahia, Benardeta Syku nënkryetare e FRPD, nënkryetarja e PD Shkodër dhe ish kryetare e këshillit të qarkut Greta Bardeli, ish deputeti Helidon Bushati aktualisht anëtar i Komisionit të Autoritetit të Konkurencës, ish deputetja Izmira Ulqinaku, Ndoc Ashta, ish deputeti më përpara dhe ish kryetar i PD Shkodër Ramiz Çobaj, ish deputeti Romeo Gurakuqi, kryetarja në detyrë e bashkisë Shkodër Voltana Ademi dhe ish kryetari i këshillit bashkiak të Shkodrës Xhemal Bushati.

Në listën e më të propozuarve mungon ish deputeti dhe ish kryetari i bashkisë Lorenc Luka por është në listën e përgjithshme me 150 emra.

Në listën me 150 emra nuk është fare Nard Ndoka, ish deputeti i PD në Shkodër ndërsa pritet që të jetë si i propozuar në Vau Dejës apo Pukë, lista të cilat nuk kanë përfunduar ende, shkruan panorama.

Ndërkohë në listën totale me 150 propozime ka disa emra të cilët kanë tërhequr vëmendjen. Pjesë e propozimeve tashmë siç dihet është Jozefina Topalli, ish deputete dhe ish kryetare e Parlamentit në 8 vite por edhe ish nënkryetare e PD, një prej zërave më kritik ndaj liderit të PD Lulzim Basha.

Disa emra të propozuar në Shkodër që bien në sy janë ish-deputeti i PD Aleksandër Biberaj, Ahmet Premçi, ish drejtori i policisë në Shkodër, mjeku Halim Kosova ish deputet i PD në Tiranë dhe kandidat për kryetar bashkie në Tiranë.

Në këtë listë është edhe emri i Artan Brocit, ish gjyqtari i Gjykatës së Lartë që u shkarkua nga Vettingu si dhe vëllai i martirit të demokracisë Arben Brocit i vrarë në 2 prill 1990.

Pjesë e propozimeve është edhe Ledina Mandija, ish-zëvendës kryeministre në qeverinë teknike në 2017-ën e propozuar nga kreu i PD Basha asokohe. Si i propozuar në Shkodër është edhe Ndriçim Babasi, ish deputet i PD për Fushë Krujën apo Nevila Xhindi, ish nënkryetare e bashkisë Tiranë në kohën kur kryetar ishte Lulzim Basha.

Në listën e propozimeve nga baza mungojnë ish drejtorë ndër vite që kanë qenë një peshë e rëndësishme në PD, ish deputet apo kandidat për deputet në zgjedhjet e mëparshme apo 9 kryetar aktual grupseksionesh të PD Shkodër të cilët sipas burimeve nuk kanë pranuar që të propozohen dhe ato janë Safet Anxa në Rrethina, Gjergj Lukaj në Dajç, Pjerin Marku dhe Jozef Ndoci në Gurin e Zi, Martin Marku në Shalë, Nosh Lejthia në Shosh, Lekë Gjoni në Pult, Besmir Zaja dhe Gjenerin Kapcari në qytet. Megjithatë sipas udhëzimit për këtë proces nga qendra 20% të kandidatëve në çdo qark ka të drejtë që t’i propozojë vetë lidershipi i PD duke bërë që në listat për kandidat të jenë edhe emra që s’janë propozuar nga baza.

Kjo listë me 150 emra pasi të shqyrtohet në qendër në Komisionet Përkatëse do të vijë e reduktuar në 20 apo 30 emra të cilët do të jenë më pas pjesë e procesit të kontestimit. Anëtarësia e PD do votojë për ata emra që nuk është dakord që të jenë kandidatë dhe nëse dikush nga 20 apo 30 emrat e sjellë nga baza në Shkodër merr 600 vota kundër që janë 20% e anëtarësisë prej afro 3 mijë vetësh atëherë nuk ka të drejtë që të kandidohet, proces ky që pritet të jetë gjatë muajit shtator ose tetor.

Emrat me të propozuar, që kanë dalë si propozime të anëtarëve në më shumë se 20 Grupseksione nga 38 Grupseksione gjithsej janë:

Arben Lushaj
Bardh Spahia
Benardeta Syku
Greta Bardeli
Helidon Bushati
Izmira Ulqinaku
Ndoc Ashta
Ramiz Çobaj
Romeo Gurakuqi
Voltana Ademi
Xhemal Bushati

të fundit

Miri i kërkon falje Selinit: S’e kam bërë me qëllim të keq!

Mbrëmjen e kaluar, gjatë një momenti emocional në Prime-in e “Big Brother VIP 5”, mamaja e Selin i bëri një…

9 minutes ago

Kanye West rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar pas një dekade: Kryeson Wireless Festival 2026 në Londër

Reperi i njohur amerikan Kanye West, i njohur edhe si Ye, do të rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar për një…

26 minutes ago

U lirua dje nga detyra, Klevis Qose i jep lamtumirën Drejtorisë së Burgjeve, i falenderon një për një të gjithë dhe liston arritjet e tij

Ish-drejtori Klevis Qose, i cili prej ditës së djeshme nuk është më në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve,…

35 minutes ago

FOTOT/ Dolce tërheq vëmendje me paraqitjen e fundit në Instagram, shfaq fizikun e tonifikuar

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale me publikimet…

43 minutes ago

Votimi i projektligjeve në Kuvend/ Pesë deputetë të PS-së votojnë kundër Denar Bibës, rrëzohet projektligji për administrimin e pasurive të propozur nga Balliu

Pesë deputetë të maxhorancës kanë votuar kundër Denar Bibës si anëtar të Autoritetit të Konkurrencës për një tjetër mandat në…

1 hour ago

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson

Kryetari i New York City, Zohran Mamdani, është bërë pjesë e një momenti jo të zakonshëm dhe shumë “New York…

1 hour ago