Categories: Uncategorized

Zbardhet fotoja e të arrestuarit për atentatin ndaj prokurorit, në kërkim edhe dy të tjerë

Arrestimi i 29-vjeçarit Arjol Halilaj, si një nga personat e përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, nëntorin e kaluar, ka ndihmuar hetuesit për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Burime nga policia bëjnë me dije se një operacion i forcave speciale pritet të prangosë edhe të paktën dy persona të tjerë, edhe ata të dyshuar si autorë të kësaj ngjarjeje.

Të lidhura

None found

Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur për të mos prishur hetimet.

Halilaj, fotoja e të cilit e është siguruar nga Televizioni Klan, konsiderohet nga hetuesit si bashkëpunëtori dhe personi kyç që ka ndihmuar autorët, duke i larguar me makinën e tij, pasi ata braktisën mjetin e përdorur në krim në fshatin Shkafanë të Durrësit”.

Grupi hetimor thotë se ka arritur të dokumentojë me prova përfshirjen e tij. Vetë 29-vjeçari ka treguar përballë hetuesve se ka njohje me Rredjan Rrajën, por ka mohuar të ketë marrë pjesë në atentatin ndaj prokurorit dhe dy personave të tjerë.

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar, ka caktuar masën e arrestit në burg për 29-vjeçarin. Në burg qëndron edhe 35-vjeçari Redjan Rraja, që u zbulua pas gjurmëve të gishtërinjve në një palë syze të gjetura në automjetin e braktisur.

Në atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoja, mbeti i plagosur miku i tij Aleksandër Laho, si dhe shoferi Andi Maloku. Ky i fundit, ndërroi jetë pak ditë më pas në Spitalin e Traumës./tvklan

të fundit

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

3 hours ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

3 hours ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

3 hours ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

3 hours ago

Civil Emergencies commander arrives at the scene, raising hopes for the 69-year-old’s fate: He may be found alive

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

3 hours ago

Berisha kërkon bashkimin e opozitës: Demokratët i mbrojtën studentët që në fillim të lëvizjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

3 hours ago