22 mijë e 553 qytetarë kanë marrë deri tani leje për dalje te e-Albania. Një shifër e lartë kjo në pak orë duke marrë parasysh që mund të aplikojë vetëm një pjesëtar i familjes.
Lajmin e bën me dije drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj ndërsa pohon se përtej mërzive e acarimeve të momentit, totalisht të kuptueshme në kushtet e izolimit, qytetarët kanë treguar maturi.
None found
“Deri tani 22 mijë e 553 qytetarë kanë bërë aplikimin në e-Albania dhe kanë marrë menjëherë miratimin e lejes për dalje nga dita e hënë. Kjo shifër tregon besimin e qytetarëve te teknologjia dhe te e-Albania që tashmë është familjar për këdo.
Përtej mërzisë, acarimeve të momentit, tërësisht të kuptueshme në kushtet e izolimit, qytetarët kanë treguar një maturi dhe sjellje për t’u admiruar.
Me durim, minutë pas minute, ata po ndjekin procedurën e thjeshtë të marrjes së leje-daljes, në e-Albania! Kjo sjellje do na shpërblehet në ditët dhe javët në vazhdim me më pak të dala dhe me më shumë jetë të mbrojtura”, shkruan Karçanaj.
Të paktën 68 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas përplasjes dhe daljes nga shinat të…
Është rënduar ndjeshëm bilanci i aksidentit hekurudhor në Spanjë. [...]Read More...
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq noteren Anila Haxhiu, e cila akuzohet për falsifikim të…
Pogradeci - OrikuNdeshja Pogradeci – Oriku, e luajtur në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, ka përfunduar me rezultatin 0 - 0 e…
Dodge ka prezantuar Mopar ’27 Dodge Charger, një edicion të kufizuar të krijuar për të shënuar 90-vjetorin e Mopar, markës…
Kombëtarja e Kosovës ka nisur punën për ta bindur edhe mbrojtësin e talentuar të Fiorentinës, Arnis Ademi. Këtë e ka…