Categories: Uncategorized

Zbardhen përgjimet e Arbër Çekajt me menaxherin: Ku me e dit unë se çmenden ata k**a!

Zbardhen përgjimet e dosjes së Arbër Çekajt, i cili u dënua me 14 vite burg pasi në kontenieret me banane te firmes se tij u gjeten sasia rekord prej 613 kilogramëve kokainë, që u kapën në Durrës, në muajin shkurt të vitit 2018.

Ne mesazhet e pergjimeve, qe jane ne dosjen e Prokurorise, mes tyre ka biseda të Çekajt dhe menaxherit të tij Donaldit, që tashmë kërkon pafajësinë në gjykaten e Apelit.

Ky i fundit njoftonte Çekajn për kohën e shkarkimit të ngarkesës së frutave. Në bisedë Donaldo dhe Arbëri nxehen teksa ofendojnë ata të Tatimeve.

PERGJIMET E PLOTA:

Donaldo 27/02/2018 17:52:35: Po më kërkojnë nr tënd;

Donaldo 27/02/2018 17:52:45: T’ju jap këtë

Arbër 27/02/2018 17:53:10: Po

Arbër 27/02/2018 17:53:19: Ky në What Up

Arbër 27/02/2018 17:54:37: 004917620027457

Arbër 27/02/2018 17:54:44: Ky është telefoni

Arbër 27/02/2018 17:55:01: Ndërsa në Ëhats up është ky që po të shkruaj.

Është zhvilluar një bisedë midis punonjësit të policisë dhe Arbër ÇEKAJ e cila ka zgjatur 00:02:46 por nuk është transkriptuar me qëllim nga ana e prokurorit dhe oficerëve të policisë gjyqësore. Në këtë bisedë e cila ka zgjatur dy minuta e dyzetë e gjashtë sekonda (02:46) është komunikuar nga ana e oficerit të AntiNarkotikut, i cili i është prezantuar Arbër ÇEKAJ për funksionin e tij dhe e ka pyetur se ku ndodhej…

Rrjedha e bisedës së mësipërme të transkriptuar vazhdon si më poshtë:

Arbër 27/02/2018 18:09:36: Çfarë problemi ka?

Donaldo 27/02/2018 18:10:09: Se di akoma s’po më thonë;

Arbër 27/02/2018 18:10:27: Ok

Arbër 27/02/2018 18:10:39: A i morët frutat

Arbër 27/02/2018 18:10:47: Apo akoma?

Donaldo 27/02/2018 18:11:12: Jo, jo janë shkarkuara jashtë frutat e ne po presim këtu te gjithë.

Arbër 27/02/2018 18:11:26: Ok

Arbër 27/02/2018 20:24:48: O vlla mbaruat?

Arbër 27/02/2018 20:24:58: Se ju lanë aty

Arbër 27/02/2018 20:25:33: Je që në mëngjes në punë;

Donaldo 27/02/2018 21:18:16: Jo me këtu jemi akoma i ngarkuam

Arbër 27/02/2018 21:18:35: Pse o vlla?

Arbër 27/02/2018 21:18:40: Çfarë kanë?

Donaldo 27/02/2018 21:18:43: E po presim te japin ok që të dalim

Arbër 27/02/2018 21:18:52: A janë normal?

Arbër 27/02/2018 21:18:59: 12 ore aty

Donaldo 27/02/2018 21:19:23: Le se jemi ngrire (zënë)

Arbër 27/02/2018 21:19:35: Ma bëni hallall

Donaldo 27/02/2018 21:19:42: Ka presim jemi besoj mbarojmë për nja gjysmë ore

Donaldo 27/02/2018 21:19:42: Jo mo ça faji ke ti;

Arbër 27/02/2018 21:19:57: se nuk isha vet aty;

Donaldo 27/02/2018 21:19:59: po këta fisqira plera muti;

Arbër 27/02/2018 21:20:16: Po ku me e ditee unë se çmenden ata k**a;

Arbër 27/02/2018 21:20:25: Na kane marrë inat;

Arbër 27/02/2018 21:20:39: Tatimet, këta s’po kuptoj çfarë kanë?

Donaldo 27/02/2018 21:20:47: Vari k***in se për inat janë ka na e bëjnë për me marrë Lek;

Arbër 27/02/2018 21:21:02: asnjë leke mos jua jep;

Donaldo 27/02/2018 21:21:09: asnjë kafe s’ja u dhamë;

Donaldo 27/02/2018 21:21:13: se lek të harrojnë;

Arbër 27/02/2018 21:21:14: nëse ju lanë nje muaj atë

Arbër 27/02/2018 21:21:20: Kontrolloni thuaj

Arbër 27/02/2018 21:21:47: po për ditë me kontroll i kemi atje po aty po skaner tee gjitha tani çfarë duan ma shumë;

Arbër 27/02/2018 21:21:59: Shtet koti;

Donaldo 27/02/2018 21:22:09: Shtet hajdut;

Arbër 27/02/2018 21:23:14: ok më trego pra

Arbër 27/02/2018 21:23:29: Edhe a i ke punëtorët me shkarkue

Arbër 27/02/2018 21:23:35: te puna

Donaldo 27/02/2018 21:23:49: po te puna jane;

Arbër 27/02/2018 21:23:35: ok;

Arbër 27/02/2018 21:26:40: marrjau letrën e kontrollit;

Donaldo 27/02/2018 21:27:19: po po;

Arbër 27/02/2018 22:33:13: A mbaruat akoma?

Donaldo 27/02/2018 22:33:55: Jo jo po presim me sjell letrat akoma

Arbër 27/02/2018 22:34:14: A folët me ta?

Arbër 27/02/2018 22:34:24: A janë normal o vlla?

Donaldo 27/02/2018 22:34:38: Ka presim me ardh te gjithë me firmos procesverbalin;

Arbër 27/02/2018 22:34:55: S’jemi skllevër ku k***in janë;

Arbër 27/02/2018 22:35:12: Me i fut në gjyq;

Arbër 27/02/2018 22:35:40: Qënkan jo normal;

Donaldo 27/02/2018 22:36:09: Ishalla mbarojmë sonte njëher e vari k**n se ca me ju ba

Arbër 27/02/2018 22:36:09: Pse thonë s’bën sonte apo si

Donaldo 27/02/2018 22:36:47: Po shkon ora 11;

Arbër 27/02/2018 22:36:57: E di;

Donaldo 27/02/2018 22:36:58: Nuk të lënë me dalë pas orës 11;

Arbër 27/02/2018 22:37:07: Po thirrju

Arbër 27/02/2018 22:37:12: Po thuaju o vëlla;

Arbër 27/02/2018 22:37:17: Çfarë po bëni?

Arbër 27/02/2018 22:37:22: Me kënd je aty;

Donaldo 27/02/2018 22:37:28: S’kanë gjë në dorë këta;

Donaldo 27/02/2018 22:37:39: Po presin me ardh nga Tirana;

Arbër 27/02/2018 22:37:40: Kush ka në dorë;

Donaldo 27/02/2018 22:37:47: Me Tosin jam;

Arbër 27/02/2018 22:37:52: Me ardhë pse?

Arbër 27/02/2018 22:38:01: A e kontrolluan?

Arbër 27/02/2018 22:37:20: Ai që fola me të tha jam nga Tirana;

Donaldo 27/02/2018 22:38:26: Po po me firmos procesverbalin ata që ishin ne Kontroll

Donaldo 27/02/2018 22:38:32: Ata po presim që fole ti?

Arbër 27/02/2018 22:38:35: Antinarkotiku;

Donaldo 27/02/2018 22:38:36: Me ardh me firmos;

Arbër 27/02/2018 22:38:35: Po a janë normal pse ikën pa firmos?

Arbër 27/02/2018 22:39:09: Kush jua ka numrat?

Arbër 27/02/2018 22:39:21: Nuk është Arlindi;

Donaldo 27/02/2018 22:39:42: Jo ka ik Arlindi se njëherë thanë mbaruam;

Donaldo 27/02/2018 22:39:50: S’di është e ngatërrume;

Kujtojmë që Arbër Çekaj tashmë kërkon pafajësinë në Apel. Në seancën maratonë prej 9 orësh më 15 shtator, Çekaj mohoi përfshirjen e tij në ngjarjen e 2018, kur brenda një kontejneri bananesh u gjetën 613 kg kokainë të ardhura nga Kolumbia, që kaloi nga Italia, në Portin e Durrësit dhe më pas në magazinën e Çekajt. Po ashtu u dënuan edhe dy bashkëpunëtorët e tij Donald Lushaj dhe Armando Pezaku, të cilët po ashtu kanë apeluar vendimin. /bw

të fundit

Horoskopi 14 Tetor 2025/ Njihuni me surprizat e yjeve për ditën e sotme

DASHI Qielli dëshiron që ju të jeni protagonist. Më në fund po rizbuloni energjinë që ju ka munguar javët e…

4 hours ago

“Pse kandidon kur thua nuk i fiton zgjedhjet?”, Tela debaton me sipërmarrësin që shpalli kandidaturën për Tiranën

Gazetari Andi Tela debatoi me sipërmarrësin Dritan Gremi të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për deklaratën që…

4 hours ago

Manaj rrezikon denim të rëndë nga FIFA për gjestin e shqiponjës!

Duket si qesharake, por festimi i Rey Manajt që shënoi mbërmjen e madhe dhe historike të 11 tetorit përballë Serbisë,…

4 hours ago

Çfarë Kosove! Tjetër fitore madhështore ndaj Suedisë, vazhdon ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës ka arritur një tjetër fitore madhështore ndaj Suedisë, duke vazhduar kështu me shpresa për Kampionatin Botëror të…

4 hours ago

Ish-kryeministri i Kanadasë në romancë me këngëtaren Katy Perry, reagon për herë të parë ish-bashkëshortja e Justin Trudeau

Ish-bashkëshortja e Justin Trudeau, Sophie, ka ndarë një mesazh reflektiv në rrjetet sociale, mbi artin e “heqjes dorë” nga dashurisë,…

5 hours ago

Kush e zbuloi për herë të parë Nuredin Dumanin? Gazetarja tregon emrin, nuk është Altin Dumani

Gazetarja Anila Hoxha në studion e "Top Story" foli për kandidatët që synojnë të marrin drejtimin e SPAK dhe pse…

5 hours ago