Categories: Uncategorized

Xhelal Mziu në telashe! Nisin hetimet ndaj tij për dy akuza të rënda

Ish-kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, është vendosur sërish nën lupën e drejtësisë, kësaj radhe nga prokuroria kundër ‘korrupsionit’ dhe ‘krimit të organizuar’. Burime të Top Channel thonë se Xhelal Mziu, po verifikohet nga dy prokurorët Sotir Kllapi dhe Klodian Braho për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘çështje korrupsioni’, pas dy kallëzimeve të veçuara të bazuar mbi raport auditin për strehimin social.

Një burim i sigurtë i tregoi Top Channel se në dosjen e parë Mziu dyshohet të ketë favorizuar subjekte private, që janë pajisur me leje zhvillimi dhe ndërtimi, duke mos i detyruar të kalojnë 3 përqind të sipërfaqes funksionale për banesa sociale në favor të Bashkisë.

Siç dyshohet më tej, ish-kryetari nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ndaj subjekteve, duke shkaktuar dëm bashkisë për fondin e banesave sociale. Në kallëzim sipas burimeve theksohet si dëm paraprak shuma prej mbi 22 milionë lekë.

Pasojat e shkaktuara sipas verifikimeve të kryera paraprakisht lidhen jo vetëm me interesat e Bashkisë, por edhe të personave qe duhet të strehoheshin në banesat sociale. Dosja tjetër ndaj Mziut lidhet me linjat e transportit të udhëtarëve dhe lincesimin e tyre, pa patur në dosje një kontratë ndërsa mungojnë edhe dokumenta të rëndësishëm që duhet të lëshoheshin nga autoriteti i lincensimit.

Xhelal Mziu gjatë kohës që mbante drejtimin e Bashkisë Kamëz, u hetua nga Prokuroria e Tiranës e më pas përfundoi nën arrest për dyshimet e pabarazisë në tendera.

Por ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë e shpalli fajtor dhe e dënoi me dy vjet burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, Apeli e hodhi poshtë këtë vendim dhe e konsideroi të pafajshëm. /Top Channel

të fundit

Dosja e SPAK kundër grupit të djalit të ish-deputetit të PS, bisedat në SKY ECC: Na fikët mor burrë. Ç’janë këto muhabete…

Mbrëmjen e 27 janarit 2021, shoferi i një kamioni që po transportonte kanabis drejt Turqisë njoftoi “shefin” e tij në…

4 minutes ago

Balluku e pandehur nga SPAK për tendera miliona euroshe, 300 apartamente dhe 2 jahte, opozita sot protestë para Kryeministrisë

Këtë të hënë, opozita do të mbajë protestën kombëtare, duke e konsideruar si një reagim ndaj korrupsionit qeveritar që ka…

36 minutes ago

Ikja e të rinjve, 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45-vjeç

Mosha e 2,2 milionë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, është mjaft e re sipas të dhënave nga Ces Hub i…

42 minutes ago

Ankimohet sërish në KPP/ Tenderi i fiskalizimit 7.7 mln euro kthehet sërish në Komisionin e Prokurimit Publik

Tenderi për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizmit për llogari të Drejtorisë së Përgjithshe të Tatimeve, me autoritet kontraktor Agjencinë Kombëtare…

51 minutes ago

Egli Tako këshillon banorët e “Big Brother VIP”: Dashuria aty funksionon, vetëm kujdes me…

Egli Tako, një nga protagonistet e sezonit të kaluar të “Big Brother VIP 4”, është rikthyer në vëmendje me disa…

59 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.8 lekë, në shitje me 82.7 lekë. Euro, do…

1 hour ago