Categories: Uncategorized

Xhaxhai nxjerr bllof ministrinë: 21-vjeçarja nuk ndërroi jetë nga COVID-19, ja provat

Vajza 21-vjeçare nga Gramshi me banim në Tiranë, Amantia Çarçiu, nuk vdiq nga COVID 19. Është kjo deklarata akuzuese që bën xhaxhai i saj Fredi Çarçiu. Sipas tij, Amantia ka vuajtur nga diabeti dhe bajamet.

“Vajza ka vuajtur nga diabeti dhe bajamet, ka shkuar në spital me temperaturë nga bajamet. Ka qenë më tempertaturë të vazhdueshme disa ditë.

Ne nuk e dërguam menjëherë në spital sepse e dinim si ishte gjendja të Infektivi dhe për më tepër e dinim që temperaturën ia shkaktonin bajamet. Vajza kishte një javë e shtruar në spital por e kishte kaluar tre-katër herë këtë krizë”, thotë xhaxhai teksa mohon me forcë që 21-vjeçarja të ketë vdekur nga COVID.

Nëse ajo është viktimë e covidit, atëhere e kanë vrarë ata. Kam tre javë që kam ardhur nga Gjermania dhe doja të dilja me të dhe jo ta varrosja.

Në 24 orët e fundit, para se të ndërronte jetë, vajza ka folur me mua në kamera: më vjen shumë keq që s’e regjistrova videon. Humba dritën e syve”, rrëfen me tej xhaxhai, shkruan newsbomb.al.

“Sot e motra, shkoi të tërheqë dosjen nga spitali dhe çfarëdo të jetë shkruar në atë dosje unë nuk e besoj, nuk e di çfarë politike luhet që thonë se vajza vdiq nga COVID, por unë i akuzoj drejtpërdrejt dhe marr gjithçka parasysh sepse kam besim që e drejta do vërtetohet”, thotë më tej Fredi Çarçiu, teksa shton se asnjë prej familjarëve të Amantias, përfshirë edhe të ëmën që i ka ndenjur te koka gjatë ditëve me temperaturë, nuk janë testuar pozitivë me COVID.

“Amantia nuk ka vdekur nga COVIDI, që u fusin frikën njerëzve këta. Dua të përgënjeshtroj këtë”, thotë më tej ai teksa rrëfen se Amantia ishte një vajzë e qeshur të cilën e donin të gjithë, pavarësisht mbipeshës.

“Ka qenë një vajzë që kush e shikonte në rrugë e mbante mend me buzqëeshjen e vet, e donte jetën dhe luftonte pavarësisht mbipeshës, e kalonte me shaka, të gjithë e donin, ishin prototipi i lagjes.

Sapo kishte mbaruar provimin e shkollës së lartë, tani në korrik kishte dhënë provimin e saj të parë, nuk arriti të merrte as diplomën”, përmbyll mes dhimbjes dhe trishtimit për humbjen e madhe xhaxhai i Amantias.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago