Categories: Uncategorized

Xhaferaj i përvishet Klosit: Dako i pari, të ndëshkohen përgjegjësit e viktimave të tërmetit në Durrës!

Mbrëmjen e së mërkurës në “Opinion” u diskutua në lidhje me pasojat e tërmetit në Durrës.

Gjatë diskutimit në studio ka pasur një debat të ashpër mes ish-ministrit dhe kreut të PD-së së Durrësit Ferdinand Xhaferaj dhe ministrit Blendi Klosi.

Xhaferaj theksoi se në Durrës duhet të ketë hetime dhe të vendoset drejtësi për ndërtimet e paligjshme që sollën viktima të pafajshme.

“Nuk mund të ketë ringjallje po nuk u vendos drejtësi në vend. Duhet të dënohen ata që shkaktuan masakrën urbane.

Ke 590 familje në cadra, po bëhen më shumë se dy muaj kur do të reagoni, kur do të zgjidhet problemi i strehimit.

Unë jam durrësak, ndaj po ngre zërin për këtë padrejtësi. Nuk i vrau tërmeti viktimat, po qeveria e bashkisë së Durrësit”-tha ndër të tjera Xhaferaj.

Blendi Klosi tha se hotelet nuk kanë pësuar gjë, dy tre hotele që janë dëmtuar.
“Durrësi nuk ka vdekur, është dëmtuar.

Ka marrë një goditje dhe është një goditje e vërtetë. Kemi nevoje për PR.

Kompanitë janë shumë strikte në këtë situatë, kërkojnë certifikim zyrtar që hoteli nuk është i dëmtuar. Ne do ia dalim”, tha Klosi. /albeu.com/

të fundit

PARLAMENTI I RI/ Kuotat gjinore dhe Diaspora godasin majtas, djathtas, ja 140 deputetët që prodhoi “11 maji”

Numërimi i votave ka konfirmuar tashmë 140 emrat në kuvend. Nga PS janë 37 emra nga lista e hapur, ndërsa…

22 minutes ago

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Tanimë kanë dalë biletat në shitje për ndeshjen e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, që zhvillohet më 7 qershor në…

24 minutes ago

Plas grushti në qendrën e numërimit në Kashar, vëzhguesi godet kryetarin e KZAZ (VIDEO)

Procesi i numërimit të votave në njësinë administrative Kashar, është pezulluar përkohësisht pas një incidenti të rëndë të ndodhur në…

47 minutes ago

ChatGPT, faqja e internetit më e vizituar në botë

Aplikacioni produktiv i inteligjencës artificiale, ChatGPT, i zhvilluar nga OpenAI me bazë në SHBA, u bë një nga 5 faqet…

51 minutes ago

NGA MUMBAI NË LONDËR! Trashëgimia shpirtërore e Indisë prezantohet në Britani

Në qendër të qytetit të zhurmshëm të Mumbait, tempujt, xhamitë dhe kishat lartësohen mes zhurmës së tregjeve e ndërtesave dhe…

56 minutes ago

Pamje nga takimi i Osmanit me Kurtin, Krasniqin, Abdixhikun dhe Haradinajn

Ka nisur takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe liderëve të partive politike pas dështimit për të disatën herë të konstituimit…

1 hour ago