Kryetari i Degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka pranuar për mediat se ka denoncuar punimet në një zonë mjaft të populluar në Durrës në mes të sezonit turistik.
Në një deklaratë për mediat ai tha se ka dërguar në SPAK denoncimin për punimet në rrugën e plazhit.
None found
Xhaferraj u shpreh se në kohë kur shumë qytetarë durrsakë që mbështeten në zhvillimin e turizmit goditen në mes të punës nga punimet e bashkisë, e cila sipas tij ngushton rrugën për kalimin e automjeteve për interesat e saj.
“Punimet që po bëhen në rrugë janë një evidencë më shumë që tregon që i vetmi mekanizëm që i lëviz gjërat në bashkinë e Durrësit është korrupsioni.
Kjo rrugë është një rrugë pa studim jo në konsultim me qytetarët, jo në mënyrën e duhur dhe jo në kohën e duhur.
Rruga e makinave zvogëlohet dhe ajo e qytetarëve ngushtohet. Kjo është një rrugë që ka shumë biznese dhe askush nuk e dinte. Është kthyer në stres për qytetarët dhe burim aksidentesh.
Durrësi është goditur nga tërmeti dhe pandemia. Janë me qindra familje durrsake që në sezonin turistik të rregullojnë ekonominë. Por bashkia ndërhynë në kohën e gabuar. Muaj më parë ne denoncuam punën te rruga Taulantia.
Dje unë firmosa dhe sot ka mbërritur në SPAK denoncimi për rrugën e plazhit. Nga viti 2005 e deri tani janë harxhuar 6 mln euro. Është një grup që punon për denoncimet. Ashtu si për dy rastet, do denoncojmë edhe këtë”, tha Xhaferraj.
Protesta qytetare sot futet në ditën e 68 të saj. Për më shumë se dy muaj, qytetarë të shumtë në…
Në Shqipëri deri në qershor 2026 rezultojnë se janë të regjistruar gati 40 mijë shtetas të huaj, ku më shumë…
Këtë të enjte, vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.…
Dashi Jepni mendimet tuaja sot, sepse mund të mos keni mundësi për nesër. Nuk e dini kurrë se çfarë do…
Mesfushori ofensiv i Kosovës, Bersant Celina, ka gjetur skuadrën e re, pasi është transferuar zyrtarisht te Al-Ettifaq në Arabinë Saudite.Klubi…
Një nga talentet më premtues të futbollit gjerman, Kennet Eichhorn, do të pezullojë përkohësisht karrierën pasi është diagnostikuar me një…