Categories: Uncategorized

VV-ja kthehet në opozitë, nis përplasjet me LDK-në (VIDEO)

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka udhëhequr seancën e së enjtes, për dallim nga bojkotimi që i bëri seancës të së mërkurës, ku u votua Qeveria e re me Avdullah Hotin kryeministër.

Që në seancën e parë të kësaj legjislature në opozitë, Vetëvendosje e LDK, dikur partnere në Qeveri, janë përplasur në Kuvend, raporton KOHA.

Të lidhura

None found

Në deklarimet jashtë rendit të ditës, deputeti Liburn Aliu ka thënë se LDK-ja erdhi në pushtet jashtëligjshëm dhe duke e forcuar Serbinë në Kosovë përmes Listës Serbe.

Aliu ka akuzuar LDK-në se arriti të krijojë Qeverinë me ndihmën e presidentit Hashim Thaçi, duke bërë presion te deputeti i Nismës, Haxhi Shala.

Por, i menjëhershëm ishte reagimi i shefit të deputetëve të LDK-së, Arben Gashi. Ai ka ironizuar, duke thënë se tashmë ky është realiteti i ri politik.

Përplasjet Vetëvendosje-LDK i vazhduan edhe deputetë të tjerë të këtyre partive.

PDK-ja përmes shefit të deputetëve të saj ka kritikuar Qeverinë e kaluar për mungesë të përkrahjes së bizneseve gjatë pandemisë. Bedri Hamza ka thënë se kanë ofruar projektligje e ide për daljen nga kriza, por nuk ka gjetur përkrahje.

Pas këtij fjalimi, kryeministri Avdullah Hoti me gjasë i kërkoi Vjosa Osmanit të marrë fjalën, por kjo e fundit duket se e injoroi atë.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se nga data 3 qershor Grupi Parlamentar 6 + nuk ekziston më, pasi deputetja Zikreta Aliti ka dhënë dorëheqje.

Për t’u krijuar Grupi parlamentar nevojitet të jenë së paku 6 deputetë.

të fundit

Bërvenicë, KSHZ: Deri në orën 11:00 votuan 2.245 persona, pjesëmarrja 13%

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00 në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës…

3 minutes ago

Arlinda Zekaj appeals to judge over protection order as another letter from her is published

Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është publikuar gjatë së dielës, kur janë bërë një javë…

9 minutes ago

Hoti accuses the government of legal violations: The draft budget for 2027 was not submitted on time

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…

9 minutes ago

Flames engulf hotel in Ponte di Legno, 40 guests evacuated and 16 taken to hospital

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës një hotel në qendrën e zonës turistike malore të Ponte…

9 minutes ago

Shkencëtarja e Kembrixhit mes 69 viktimave të përplasjes tragjike hekurudhore në Spanjë

Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…

10 minutes ago

Made the double-headed eagle with their hands, 4 Albanian students arrested in Montenegro

Ditën e djeshme rreth orës 17:30, katër nxënës shqiptarë janë ndaluar nga policia në qytetin e Kotorrit në Mal të…

10 minutes ago