Në përleshjen me armë zjarri që ndodhi dje në Nekoc të Drenasit, u vra një person ndërsa tre të tjerë u lënduan.
Autori i dyshuar i vrasjes, dyshohet të jetë djali i Shaban Sylës, i dënuar në rastin “Bllaca 2”.
Viktima së bashku me vëllain dhe babain ishin duke lëvizur me kamion, ndërsa tre të dyshuarit (vëllezërit Syla) kanë qenë mbrapa tyre me një veturë.
Personi që mbeti i vrarë Qamil Demiri, ka qenë ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ngjarja filloi me një fjalosje, ku gjatë kësaj kohe njëri nga të dyshuarit ka gjuajtur me kallashnikov në drejtim të viktimës, i cili pas plagëve të marra ka humbur jetën.
Po ashtu shtoi se babai i viktimës ka marrë plagë në këmbë, kurse vëllai është lënduar nga mjete të mprehta.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë se janë në kërkim të tre personave të dyshuar.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…