Kostandinos Kaçifas, mbeti i vdekur më 28 tetor 2018 gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA.
Prokuroria e Gjirokastrës ka reaguar, lidhur me vdekjen e Kostandino Kacifas, ku sipas ekspertizës mjeko-ligjore thuhet se ai ka vrarë veten.
Prokuroria në një reagim pë mediet bën me dije se ende nuk kanë arritir në konkluzione, pasi sipas tyre hetimet lidhur me këtë ngjarje ende vazhdojnë.
Jemi ende në hetime, s’kemi arritur ende në konluzione. Do dalim në rezultate përfundimtare pasi të jetë kryer i gjithë procesi”, thotë prokuroria.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër në një reagim sqaron se: “Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, është regjistruar proçedimi penal nr. 824 në datën 24.12.2019, pas transferimit të akteve nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.
Ky proçedim penal bën fjalë për ngjarjen ku ka humbur jetën shtetasi Kostandinos Kaçifas. Ky proçedim penal vazhdon të ndodhet në fazën e hetimeve paraprake dhe nga ana jonë nuk është arritur në asnjë konkluzion në lidhje me zgjidhjen e çështjes. Kjo çështje penale është regjistruar për veprat e parashikuara nga nenet 79/dhe 22, 278/1 e 76 të K.Penal”.
Drejtuesi i prokurorisë, Julian Çafka thekson se çdo informacion i publikuar në media, pa ju referuar burimeve zyrtare, dëmton rëndë hetimet dhe nuk kontribuon në zgjidhjen e drejtë të çështjes.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër siguron publikun se do të kryejë hetimin me objektivitet e paanësi dhe do të parashtrojë zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje penale.
Banorët e Porto Romanos pretendojnë se përmbytja ndodhi shumë shpejt, brenda një harku prej 20 minutash. Sipas tyre ka pasur…
Influencerja e njohur Chiara Ferrani është shpallur e pafajshme nga gjyqësori italian në lidhje me akuzat për mashtrim me të…
Pas arratisjes së Altin Ndocit ditën e djeshme, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur transferimin e disa të dënuarve…
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Grupin Parlamentar të PS ditën e premte në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave.…
OJQ-ja për të Drejtat e Njeriut në Iran (IHR), me seli në Norvegji, deklaroi sot se të paktën 3,428 protestues…
Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh mori një vendim të fortë ndaj banorëve të “Big Brother VIP 5”, pas shkeljeve…