Categories: Uncategorized

Vrau të dashurin e motrës së martuar, sa vite burg kërkon prokuroria për Esat Canin

Prokuroria e Tiranës kërkoi 19 vite burg në total për të akuzuarit për vdekjen e shtetasit Arben Gjeçi rreth një vit më parë.

Për Esat Canin, i cili dyshohet se për çështje nderi goditi me shufër hekuri për vdekje Gjeçin, u kërkua dënimi me 13 vite burg, ndërsa për motrën e tij, Elida Cani, dhe Defrim Kurtin u kërkua respektivisht nga 3 vite, pasi sipas Prokurorisë, me veprimet e tyre penguan zbardhjen e ngjarjes. Vendimi për të akuzuarit pritet të jepet më 25 shkurt, kur mbrojtja do të lexojë konkluzionet përfundimtare.

Të lidhura

None found

Në rast të shpalljes të fajshëm, tre të pandehurit do të përfitojnë ulje të dënimit me 1/3- ën, për shkak të gjykimit me procedurë të shkurtuar. Ngjarja e rëndë ndodhi në 24 janar të 2019-ës, ku sipas Prokurorisë, Esat Cani ka vrarë për çështje nderi Arben Gjeçin, i cili kishte një lidhje jashtëmartesore me motrën e tij, Elida Cani.

Sipas dosjes hetimore, ka qenë një udhëtim me furgon në tetor të 2018-ës, që ka bërë që Esat Cani të dyshonte se viktima Arben Gjeçi kishte një lidhje jashtëmartesore me motrën e tij dhe për këtë arsye i ka ruajtur.

Ky vëzhgim ka zgjatur deri në datën 24 janar, kur, pasi kishte lënë punën dhe marrë shufrën e hekurit me vete, ishte pozicionuar pranë banesës së motrës për të parë nëse Gjeçi do ta takonte atë. Në kërkesën për gjykim, Prokuroria ka renditur dëshmi të autorit, motrës së tij, si dhe mënyrën se si bashkëshorti i kësaj të fundit, Dëfrim Kurti, kishte larguar trupin e viktimës nga toka e tij, duke i kërkuar ndihmë të afërmve, të cilëve nuk ua kishte treguar të gjithë situatën.

Trupi i 35-vjeçarit është endur për disa minuta sa në një vend në tjetrin, ndërsa në fund një kushëri i Kurtit e ka futur në banesë, ku e kanë mbajtur ngrohtë deri sa të vinte i vëllai i Gjeçit, i cili e ka marrë dhe transportuar për në spital me një makinë të lartë. Edhe vetë 20-vjeçarja në dëshminë e dhënë ka pranuar lidhjen me viktimën, ndërsa ka treguar për takimin e pasdites së 24 janarit.

“Kam dëgjuar zhurmë, goditje”, ka thënë ajo, ndërsa ka shpjeguar për hetuesit se nuk e kishte parë personin që qëlloi. Në momentin që ka shkuar të shikonte, ishte vetëm trupi i gjakosur i Arben Gjeçit, i cili sipas saj përpëlitej dhe nuk thoshte asnjë fjalë.

të fundit

Dua Lipa përkrah protestat 46-ditore në Tiranë, media italiane: Mobilizimi popullor është “frymëzues”

Media italiane RaiNews i ka kushtuar një artikull faktit që këngëtarja shqiptare Dua Lipa mbëjhstet protestat që po vijojnë tashmë…

1 minute ago

Goditet rrjeti i kultivimit të kanabisit në Lezhë, dy të arrestuar dhe 174 bimë të shkatërruara. Katër punonjës të OSHEE nën hetim

Një operacion antidrogë i koduar “Lightning” ka zbuluar pesë ambiente të përshtatura për kultivimin e kanabisit në fshatin Velë të…

2 minutes ago

Crisis Management Centre Report on Fires: One Still Active, Six Extinguished in 24 Hours

Qendra për Menaxhimin e Krizave informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 9 zjarre në ambiente të…

3 minutes ago

Bekim Sali Condemns Serbian Minister’s Statement: Unacceptable and Dangerous Language

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministri i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali, ka dënuar ashpër deklaratën e ministres serbe, Snezhana…

3 minutes ago

Five people injured in accident last night on the Tetovo-Skopje motorway

Pesë persona u lënduan në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmë në autostradën Tetovë-Shkup, njoftojnë nga MPB.Në aksident u përfshinë…

3 minutes ago

Dua Lipa’s sister Rina becomes the face of ASOS

Rina Lipa, motra më e vogël e Dua Lipës, ka nisur një fushatë të re me ASOS, ndërsa shitësi online…

3 minutes ago