Categories: Uncategorized

Vrau dy shtetas për “gjakun” e vëllait, kush është Erion Alibej i arrestuar sot

Ditën e sotme është vënë në pranga 34-vjeçari Erion Alibej si organizator dhe porositës i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Për 34-vjeçarin është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendin” kryer në bashkëpunim.

Kush është Erion Alibej:

Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibej, i cili u ekzekutua dy vitë më parë në Elbasan, në dhjetor të 2018. Në këtë atentat u vra edhe Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe një shtetas turk i quajtur Erdal Duranay.

Erion Alibej së bashku me vëllain e tij drejtonin një grup të trafikut të drogës në Holandë e Itali.

Mendohet që Emiljano Ramazani, Regis Runaj dhe Talo Çela, të kenë vrarë tre personat në fund të vitit 2018 dhe ndaj ka berë vetëgjyqësi ndaj tyre.

Ngjarja ndodhi në Bradashesh, ndërsa tre viktimat ishin duke udhëtuar me një mjet me targa italiane AG71ëYP kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Dyshohet se vrasja e tre fishtë ka ndodhur për pazare droge kryesishtnë Holandë dhe Angli ku edhe qëndronin viktimat prej më shumë se 5 vitesh.

Në Qershor të vitit 2013, policia italiane ka goditur një organizatë droge që drejtohej pikërisht nga Alibej, në bashkëpunim me pesona të tjerë.

Në operacionin e kapjes së anëtarëve të bandës u përfshinë 300 policë të komandës të ASTI-t dhe Val D’Aosta-s. Trafiku i kokainës kryhej në veri të Italisë, në Asti dhe rezulton se në tërësi shqiptarët trafikuan 31kilogramë kokainë, në vlerë 10 milionë euro.

Sipas medias italiane në atë kohë u tha se njeri grup përbëhej nga: Vexhi Shahinaj, Sajmir Guradeci dhe Urim Shahinaj.

Kurse grupi tjeter nga dy vëllezërit shqiptarë Erion e Endrit Alibej nga Elbasani, qe administronin një trafik kokaine ne kete ane te Italise. Ne kohen e arrestimeve policia italiane kishte zbuluar se vellezerit furnizoheshin me droge nga Sajmir Serjani, banues në Torino, i identifikuar të jetë anëtar i një grupi trafikantësh shqiptarë me bazë në Holandë.

Droga vinte nga Holanda dhe hynte në Itali nëpërmjet kufirit të veriut. Më pas lënda narkotike, e llojit kokainë, tregtohej në Asti, Udine, Brescia, Savona, Xhenova, Piza, Parma dhe Milano.

Njoftimi i policisë

Në vijim të punës të bërë nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për dokumentimin e plotë të dy vrasjeve të ndodhura gjatë muajit korrik në Elbasan, pasi një pune hetimore dymujore u bë e mundur zbardhja e plotë e këtyre ngjarjeve.

Në këtë kuadër, paraditen e sotme, nga strukturat e DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vijim të operacionit policor të koduar “Shkumbini”, u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, bazuar në provat e grumbulluara gjatë hetimit nga strukturat hetimore, për Erion Alibej 34 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet e kryera rezultoi se Erion Alibej është organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura më datë 20 korrik në qytetin e Elbasanit, në lagjen “28 Nëntori”, ku u vra me armë zjarri shtetasi Emiljano Ramazani dhe i vrasjes së ndodhur më datë 29.07.2020, në afërsi të varrezave të qytetit, ku mbeti i vrarë me armë të ftohtë shtetasi Regis Runaj.

Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, po hetohet për përfshirjen e këtij shtetasi në ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura kohët e fundit në Elbasan.

të fundit

VIDEO/ Dh*nohet TikTokerja e njohur Suada Muça

TikTokerja Suada Muça është dhunuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

24 seconds ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

8 minutes ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

35 minutes ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

52 minutes ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

59 minutes ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

1 hour ago