Categories: Uncategorized

Vrasje gjakftohta dhe arratisje: Dosjet kriminale ku përmendet Dritan Rexhepi, koka e kartelit të drogës

Dritan Rexhepi dyshohet të jetë kreu i organizatës që u godit dje nga Europol.

Rexhepi dyshohet se ka organizuar dërgesat e mëdha të kokainës në portet kryesore të Europës dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve të vendosur ka bërë të mundur shpërndarjen në Itali, Holandë dhe Shqipëri, që më pas kanë bërë shpërndarjen në Europë.

Të lidhura

None found

Rexhepi, deri në vitin 2010 rezultonte i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy policëve në Krujë, në bashkëpunim me dy persona të tjerë. Por në vitin 2010, çështja gjyqësore u veçua.

Rexhepi u dënua me 25 vjet burg, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij, Sokol Halilaj e Shefqet Seferi, me nga 20 vite burg. Dosja e Dritan Rexhepit, i njohur edhe me emrin Gramoz, u veçua pasi ky shtetas ndodhej në burg në Itali dhe u dërgua një letërporosi atje.

Ai u shpall fajtor për vrasjen e trefishtë të ndodhur në vitin 1999 Sokol Halilajn dhe Shefqet Seferin, bashkëpunëtorë të Dritan Rexhepit në këtë krim. Të tre këta persona akuzohen për vrasje për shkak të detyrës të dy efektivëve të Policisë, Arben Keqi dhe Durim Kasmi, në vitin 1999 në Krujë.

Në ngjarje, rastësisht u vra edhe pronari i një lokali në Krujë, Raim Bakiasi.

Ndërkohë, në gusht të vitit 2014, i shumëkërkuari u arrestua në Katalunja të Ekuadorit tre vjet pas arratisjes spektakolare nga një burg i Belgjikës.

Shqiptari ishte ndaluar që në fund të muajit qershor të atij viti nga Policia e Ekuadorit, si pjesë e një grupi që u kap me 278 kilogramë kokainë.

Megjithatë, askush nuk kishte dijeni për emrin e vërtetë të tij, pasi i kërkuari kishte ndryshuar pamjen dhe identitetin duke mbajtur një pasaportë greke me identitet të rremë. Ishin gjurmët e gishtave që e zbuluan vlonjatin, në atë kohë 34 vjeç.

Ndërkohë, emri i tij doli sërish në skenë lidhur me rrëmbimin e më pas zhdukjen e Jani Prengës në Tiranë.

Emrat e organizatorëve të pengmarrjes së Jani Prengës janë zbardhur nga deklarimet që ka dhënë vëllai i tij, Anton Prenga, i cili jeton në Angli, por sapo ka mësuar ngjarjen ka ardhur në Shqipëri për të negociuar.

të fundit

Video/ Explosion on a Minibus in Damascus Suburb Leaves 2 Dead and 13 Injured

Dy persona humbën jetën dhe 13 të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi që goditi një minibus pasagjerësh…

6 minutes ago

Albanian Nurse in Italy Bursts Into Tears at Protest: Patients Forced to Seek Treatment Abroad

Një infermiere shqiptare që prej 30 vitesh jeton dhe punon në Itali iu bashkua sot protestës së 68-të kundër kryeministrit…

6 minutes ago

Video/ Two killed and 13 injured in minibus explosion near Damascus

Dy persona humbën jetën dhe 13 të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi që goditi një minibus pasagjerësh…

7 minutes ago

Conflict over service at a hotel in Dhërmi, former police official suspected of threatening waiter and manager

Policia e Himarës ka shpallur në kërkim ish-zyrtarin e Policisë, Uljan Shpataraku, pas një konflikti të ndodhur në një hotel…

7 minutes ago

Osman Stafa appeals to citizens at protest: Let us put Albania above political parties; the time has come for the new generation

Gazetari i News24, Osman Stafa, ka mbajtur një fjalim në protestën para Kryeministrisë, ku u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen…

8 minutes ago

Don Xhoni reacts harshly to a person in the audience—what happened to the rapper?

Don Xhoni po vazhdon turin me performanca në qytete të ndryshme, ndërsa mbrëmjen e djeshme ndalesa e radhës ishte Gjakova.…

8 minutes ago