Categories: Uncategorized

Vrasje gjakftohta dhe arratisje: Dosjet kriminale ku përmendet Dritan Rexhepi, koka e kartelit të drogës

Dritan Rexhepi dyshohet të jetë kreu i organizatës që u godit dje nga Europol.

Rexhepi dyshohet se ka organizuar dërgesat e mëdha të kokainës në portet kryesore të Europës dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve të vendosur ka bërë të mundur shpërndarjen në Itali, Holandë dhe Shqipëri, që më pas kanë bërë shpërndarjen në Europë.

Rexhepi, deri në vitin 2010 rezultonte i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy policëve në Krujë, në bashkëpunim me dy persona të tjerë. Por në vitin 2010, çështja gjyqësore u veçua.

Rexhepi u dënua me 25 vjet burg, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij, Sokol Halilaj e Shefqet Seferi, me nga 20 vite burg. Dosja e Dritan Rexhepit, i njohur edhe me emrin Gramoz, u veçua pasi ky shtetas ndodhej në burg në Itali dhe u dërgua një letërporosi atje.

Ai u shpall fajtor për vrasjen e trefishtë të ndodhur në vitin 1999 Sokol Halilajn dhe Shefqet Seferin, bashkëpunëtorë të Dritan Rexhepit në këtë krim. Të tre këta persona akuzohen për vrasje për shkak të detyrës të dy efektivëve të Policisë, Arben Keqi dhe Durim Kasmi, në vitin 1999 në Krujë.

Në ngjarje, rastësisht u vra edhe pronari i një lokali në Krujë, Raim Bakiasi.

Ndërkohë, në gusht të vitit 2014, i shumëkërkuari u arrestua në Katalunja të Ekuadorit tre vjet pas arratisjes spektakolare nga një burg i Belgjikës.

Shqiptari ishte ndaluar që në fund të muajit qershor të atij viti nga Policia e Ekuadorit, si pjesë e një grupi që u kap me 278 kilogramë kokainë.

Megjithatë, askush nuk kishte dijeni për emrin e vërtetë të tij, pasi i kërkuari kishte ndryshuar pamjen dhe identitetin duke mbajtur një pasaportë greke me identitet të rremë. Ishin gjurmët e gishtave që e zbuluan vlonjatin, në atë kohë 34 vjeç.

Ndërkohë, emri i tij doli sërish në skenë lidhur me rrëmbimin e më pas zhdukjen e Jani Prengës në Tiranë.

Emrat e organizatorëve të pengmarrjes së Jani Prengës janë zbardhur nga deklarimet që ka dhënë vëllai i tij, Anton Prenga, i cili jeton në Angli, por sapo ka mësuar ngjarjen ka ardhur në Shqipëri për të negociuar.

të fundit

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

6 minutes ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

33 minutes ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

49 minutes ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

57 minutes ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

1 hour ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

2 hours ago