Categories: Uncategorized

Vrasja e 67-vjeçarit, nipi i viktimës rrëfen debatet

Perikli (Petrika) Treska është vrarë me thikë rreth orës 20:30 të mbrëmjes se djeshme në lagjen numër 7, në qendër të qytetit të Korçës.

67-vjeçari është gjetur fillimisht i plagosur, nga bashkëshortja e tij pranë banesës së tij, ndërsa nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Të lidhura

None found

Policia bën me dije se për vrasjen e 67-vjeçarit është arrestuar fqinji i tij, i dyshuar si autor i ngjarjes.

Elvis Treska nipi i viktimës, thotë per abcnews se autori ishte njeri pa njeri dhe se xhaxhai i tij Petrika nuk kishte shprehur shqetësime dhe nuk kishte thënë asgjë rreth konfliktit.

-Jeni i afërm i Petrikës?

-Po jam nipi

-Si ka qenë Petrika?

-Petrika ka qenë një burrë i nderuar, i dashur, ka qenë mirë. Shihte punën e tij nuk ngatërrohej me njeri.

-Jeni të tronditur?

-Po shumë.

-Cilat janë motivet e kësaj ngjarje?

-Me sa dimë ka qenë një person me probleme, nuk e dimë sa rëndë ka qenë mendërisht. Ai banonte këtu dhe krijonte probleme. Xhaxhai nuk na ka shprehur shqetësime. Konflikti që kanë patur me njëri-tjetrin më përpara nga ajo çfarë kemi mësuar sot, sepse nuk e dinim, ka qenë për punë korenti, dritës së shkallës. Por kjo ishte mbyllur. As nuk ishte agravuar, as nuk është degjenuar debati tyre në dhunë. Nuk di çfarë të them më shumë. Ky episod nuk ishte përmendur sepse ishte i parëndësishëm. Tani që na ndodhi kjo ngjarje nuk dimë cfarë të them pse ka ndodhur. Ishte familje e rregullt. Shpresojmë që kjo ngjarje të zbardhet sa më shpejt e të merret dënimi i merituar për autorin.

Viktima Perikli Treska
-Keni patur kontakte me familjen e autorit?

-Nuk kishte familje, ishte pa njeri. Por nuk na intereson familja e tij por që ai të marri dënimin e merituar.

të fundit

Ramadani: Ndërrimi i pushtetit në Serbi nuk do ta ndryshojë politikën ndaj Kosovës

Në Serbi pas 12-viteve, ka rënë Aleksandar Vuçiq nga pushteti, derisa drejtimin e këtij shteti do të marrë Lista Studentore…

3 minutes ago

Nga tentativa për të marrë makinën e motrës deri te arrestimi në malet e Becit: si u kap Albert Sylaj

Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, është arrestuar pas një aksioni policor në malet e Becit të…

3 minutes ago

Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 28 Tetor 2026

Këtë të mërkurë, moti parashikohet të jetë pa reshje në të gjithë vendin. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale dhe maksimale…

16 minutes ago

Horoskopi 28 Tetor 2026/ Zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike të…

20 minutes ago

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

7 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

7 hours ago