Categories: Uncategorized

“Vllai si shkjau”: Majko, mesazh për përplasjen Rama-Haradinaj

Pandeli Majko rikujtoi periudhën e vështirë që kaluan shqiptarët gjatë luftës së Kosovës në një aktivitet të organizuar në Prizren me rastin e 21 vjetorit të ngjarjeve të rënda për kombin.

Aktiviteti bëri bashkë si rrallë herë më parë, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Albin Kurtin, ndersa Majko dha edhe një mesazh bashkimi mes të gjithëve, gjë e cila nuk mund të mos lexohet edhe si një reagim ndaj përplasjes Rama-Haradinaj, raporton albeu.com.

Majko tha se shqiptarët e Kosovës i falenderonin shqiptarët e Shqipërisë për ç’ka bënë në vitin 1999, por sipas tij “vëllai nuk falenderohet se prandaj është vëlla, që të japë dorën në ditë të vështirë”.

“Ne jemi vllau dhe vllau edhe falenderohet, edhe nuk falenderohet. Po a të mërzit ndonjëherë vllau, edhe të mërzit, prandaj është vëlla. Si i thoni ju në Kosovë, kur ta sjell ndonjëherë në majë të hundër vllau..: Vllau si shkjau. Prandaj ne duhet ta duam njeri-tjetrin, kur në ato ditë të vështira përcaktuam se kush jemi dhe ku duhet të shkojmë”, tha Majko.

Majko ceku edhe sakrificat që populli shqiptar bëri gjatë luftës në Kosovë duke thënë se në vitet 11998-1999, të gjitha forcat politike në Shqipëri ishin bashkuar në moton “kur serbi na vret, ne duhet të jemi bashke”. /albeu.com

të fundit

Erdogan i kap gishtin presidentit Macron dhe nuk ia lëshon/ Videoja nga Samiti në Tiranë bëhet virale (PAMJET)

Një moment sa befasues aq edhe komik, u kap gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ku presidenti turk…

23 minutes ago

Marrëveshja e pensioneve me Italinë/ Rama: Motra solli në Tiranë dokumentin final, nga 1 qershori nisin të përfitojnë…

Postimi i Ramës: LAJM I MIRË dhe i ndarë veç për t’i dhënë vëmendjen e duhur, jashtë vorbullës së Samitit…

39 minutes ago

Armë, dokumente false dhe vula në banesë, arrestohet shqiptari në Greqi (EMRI)

Pas një operacioni të policisë greke në Thrakomakedones të Athinës, është arrestuar një 32-vjeçar nga Saranda. Policia ka kryer kontroll…

1 hour ago

Ceremonia e përurimit/ Papa Leoni XIV: Vij para jush si një vëlla që do t’ju shërbej në besimin dhe lumturinë tuaj (VIDEO)

Papa Leoni XIV, ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë së përurimit si kreu i Vatikanit. Papa tha se vjen…

2 hours ago

Në Vatikan zhvillohet mesha e inaugurimit të Papa Leo XIV, mijëra besimtarë ndjekin ceremoninë

Ditën e sotme, Papa Leo XIV inaugurohet në një meshë në Sheshin e Shën Pjetri, duke shënuar kështu edhe fillimin…

2 hours ago

Luiz Ejlli reagon ashpër pas humbjes së Zjerm në Eurovision: Pikë që ndahen sipas pasaportës…

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Luiz Ejlli, ka reaguar përmes një postimi në Instagram, lidhur me…

3 hours ago