Categories: Uncategorized

Vjehrri ther dhëndrin e tij pasi i kërkoi një gotë raki: Pi birrë, mos më bie në qafë!

“Mos më bjerë në qafë mua, më lër mua ta pi rakinë dhe ti pi birrë…”

Ditë më parë, një ngjarje e rëndë tronditi Devollin ku Andon Keco, tentoi të vrasë me thikë dhëndrin e tij Besmir Dervishi.

Të lidhura

None found

Dëshmia e dhëndrit të tij, Besmir Dervishit ka rënduar pozitat e Kecos i cili ka deklaruar se kur është takuar me të vjehrrin e ka gjetur në gjendje të dehur dhe duke debatuar me të vjehrrën (gruan e tij), teksa sherri ka nisur pikërisht për pijen.

Ndërkohë që të njëjtin version për ngjarjen kanë dhënë edhe vjehrra e tij si dhe bashkëshortja gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, argument i cili ka bindur gjyqtarin për të fajësuar Andon Kecon.

“Në datën 19 qershor 2020,më thotë nusja ime se ka ardhur babai nga Greqia dhe të shkojmë ta takojmë. Unë i kam thënë “dakord shkojmë. Pasi kemi mbaruar punë në fushë, kemi shkuar te shtëpia e vjehrrit tim Andon Keco rreth orës 11:30 apo 12:00. Kur kemi shkuar në banesë, aty pashë që vjehrri im kishte pirë alkool dhe po bënte debate me vjehrrën, Marjanën.

Unë i kam folur që “Nuk është mirë të bëni debate” por Andoni më ka shpërfillur, pasi këtë gjë e bënte sa herë me mua duke më parë me shumë përçmim dhe jo si njeriun e familjes. Më ka pyetur “çfarë do pish” dhe unë i kam thënë se do pija një kafe dhe një raki. Vjehrri më ka thënë “mos më bjerë në qafë mua, më lër mua ta pi rakinë dhe ti pi birrë”. Unë më pas mora një birrë familjare pasi dhe vetë birrë më pihej.

I kam thënë Andonit që “është nxehtë dhe mirë është të mos pish raki, por të pish birrë”. Pastaj aty Andoni siç bënte zakonisht ka filluar të më ofendojë me fjalë të rënda. Dhe këto fjalë mi thoshte se sipas tij, unë kisha pirë dhe i krijoja probleme në familjen e tij.

Në këto rrethana unë u ndjeva i fyer dhe i poshtëruar dhe thashë që një avaz ke ngaherë dhe e kam shtyrë. Aty u krijua një debat mes nesh dhe ishte prezent bashkëshortja ime, Livia, vjehrra Marjana dhe komshiu Blendi Keco dhe më pas ka ardhur dhe komshiu tjetër i quajtur Bedri, i cili u fut në mes për të na ndarë dhe mos krijuar debat.

Sërish Andoni aty më ka ofenduar. Nusja ime më thotë “lere” dhe unë ju afrova dhe e shtyva prapë dhe ai kishte marrë një thikë në dorë dhe me këtë thikë më ka goditur në bark dhe sy. Kur më goditi në bark dhe në sy aty ishin të pranishëm të gjithë personat që përmenda më lart.

Më pas kam dalë jashtë dhe Andon Keco më ka ndjekur nga pas me thikë në dorë duke dashur të më godasë. Kam mbajtur me forcë portën e jashtme që Andoni të mos e hapte. Më pas ika rrugëve të fshatit dhe kam shkuar tek lokali i Sokolit, duke i thënë këtij të fundit që të më jepte telefonin dhe kam njoftuar policinë”, mësohet të ketë thënë Dervishi.

të fundit

Mourinho is not playing him, but Bernardo Silva could be Real Madrid’s solution

Bernardo Silva po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ku trajneri Jose Mourinho nuk po i jep hapësirën…

3 hours ago

VIDEO/ Head of Public Order and four police officers suspended after video of injured 19-year-old near Parliament

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisarin…

3 hours ago

Mourinho nuk po e aktivizon, por Bernardo Silva mund të jetë zgjidhja e Real Madridit

Bernardo Silva po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ku trajneri Jose Mourinho nuk po i jep hapësirën…

3 hours ago

VIDEO/ Pezullohet Shefi i Rendit dhe katër policë pas videos së 19-vjeçarit të dëmtuar pranë Parlamentit

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisarin…

3 hours ago

Ilir Alliu kundërshton vlerësimin për Ilir Dajën: Trajneri më i mirë duhet të jetë ai që ka fituar më shumë tituj

Ilir Daja Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Ilir Alliu, pjesë e zakonshme e panelit të emisionit “Mega Sport” në A2 CNN,…

3 hours ago

UEFA cakton trupë shqiptare arbitrimi për sfidën Torreense–Sunderland, Xhaka përballet me një surprizë

Granit XhakaNë prag të ndeshjes Torreense – Sunderland, e vlefshme për fazën e grupeve të Europa League, UEFA, si institucioni…

4 hours ago