Rasti i Hasan Mirës 65-vjeçarit i cili i vetëhodh nga spitali “Shefqet Ndroqi”, i shtruar prej 2 ditësh me Covid 19 ka shokuar të gjithë.
Për të rrëfyer më shumë në lidhje me këtë rast në studion e Rudinës në Tv Klan, ka qenë dhërndri i tij, deputeti Gjetan Gjetani.
Ai ka treguar se vjehrri i tij ka shfaqur probleme nervore në mëngjes, është mbajtur me qetësuesa gjatë ditës nga mjekët dhe në darkë, kur i ka dalë efekti i qetësuesave ai është hedhur nga kati i katërt.
–Çfarë ndodhi?
Gjetan Gjetani: Unë kam qenë prezent, dëshmitar sepse e kam ndjekur sëmundjen e Hasanit që kur u sëmur derisa vdiq, kam qenë brenda mureve të spitalit.
Hasani u shtrua në spital në 1 shtator, një natë më para i ishtë rënduar frymëmarrja. Sëmundja i është agravuar gjithnjë e më tepër. Sipas mjekëve, ai kishte dy javë i infektuar më Covid-19, por për shkak të fizikut të tij të fortë ka qenë shumë mirë nga gjendja shëndetësore.
Simptomat e para i ka vënë re në 27 Gusht si një ftohje e thjeshtë. Është vizituar në ambjentet e spitalit të Burelit, aty nuk e kanë konstatuar se është me Covid-19, por është konstatuar vetëm me një ftohje të lehtë. Në 31 Gusht i është rënduar frymëmarrja, aty e kuptoi që ishte diçka shumë serioze.
Shkoi tek spitali “Shefqet Ndroqi” dhe është konstatuar që ka Covid-19. Është shtruar në spital të martë në orën 20:00. Komunikova me mjekët dhe ata më thanë që sëmundja kishte avancuar në fazën e mesme dhe lart.
U duhet 3-4 ditë mjekim që të shihej ecuria e shëndetit. Kur e takova Hasanin në ambjentet e spitalit mu duk në gjendje të mirë. Sipas shpjegimit të mjekëve, mungesa e oksigjenit në gjak, ka shkaktuar dëmtim në sistemin nervor, aty është bërë i papërgjegjshëm për veprimet. Këto simptoma i ka dhënë të mërkurën në mëngjes, është mjekuar dhe është qetësuar deri në orën 15:00.
Ka folur në telefon me djalin e tij. Pas orës 3 nuk ka pasur më komunikim, nuk hapte telefonin. Rreth orës 17:00 kam hyrë unë tek dhoma e Hasanit dhe e kam parë në një situatë shumë të rëndë nervore. Është dashur ndërhyrja ime, e mjekut dhe infermierit për t’i bërë gjëlpërën. E vetmja nder që kam patur nga mandati i deputetit është që kam hyrë në spital dhe kam parë vjehrrin tim.
Medikamentet e kanë mbajtur në gjendje të mirë edhe një orë pastaj kur ka dalë efekti i qetësuesëve është hedhur nga kati i katërt.
Mjekët më parë e kishin nxjerrë në një dhomë më vete sepse kishte nxjerrë porbleme me pacientët e tjerë. Sipas mjekëve kjo është një sëmundje e pabesë, ka persona që i godet në zemër, ka persona që i godet në mushkëri, ka persona që i godet e në sistemin nervor. /tvklan
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…