Partia Demokratike ka reaguar sërish për arrestimin e vëllait të kryepolicit për vjedhjet e votave në Dibër duke ngritur pyetjet: “Pse hesht ministri Lleshaj dhe policia e narko-shtetit?!”
“Bandat të lidhura me uniformën e shtetit.
Nuk mjaftojnë denoncimet e bëra nga Partia Demokratike në lidhje me suportin që persona me rekorde kriminale ushqejnë dhe mbajnë në Policinë e Shtetit, drejtues të cilët janë përfshirë në dosjen 184 ose siç njihet dosja e Dibrës.
Sipas Ministrit Lleshaj nuk janë prova përgjimet e bëra nga Prokuroria Shqiptare, nuk janë prova informacionet e siguruara nga Shërbimet Inteligjente Shqiptare dhe ato të Agjencive të Huaja të Inteligjencës”, tha Xhemal Gjunkshi duke u bazuar tek përgjimet e publikuara nga BILD.
Gjunkshi tregoi arsyen përse është kjo heshtje nga qeveria Rama.
“Janë pikërisht lidhjet e forta të krimit, grupeve të strukturuara kriminale që mbështesin, ushqejnë, drejtojnë dhe komandojnë në këtë vend. Drejtuesit e Policisë së Shtetit, Ministri Lleshaj janë të pafuqishëm për të luftuar krimin, rrjetet e strukturuara kriminale.
Nuk ka asnjë shpjegim që ish Shefi i Komisaritit Dibër, Robert Aga i përfshirë në Dosjen 184, në vjedhjen e votave në Dibër, në kundërshtim me ligjin vazhdon të qëndrojë në radhët e Policisë. Ligjin e bën i forti.
Janë këto të fortë që ecin si Padrino, jo vetëm në Dibër por kudo”, shtoi Gjunkshi.
Në shkrimin e tij në Facebook, Gjunkshi theksoi se Rama hesht dhe vazhdon të mbajë në radhët e policisë drejtues, të përfshirë në veprimtarinë kriminale të mbjelljes dhe trfikimit të lëndëve narkotike.
“Vëllai i tij Pajtim Aga, i ndaluar në vitin 2016 në Lezhë, për përfshirje trafik kokaine, mbrëmë kapet dhe ndalohet në flagrancë në grupin e tregtimit të lëndëve narkotike në formë çokollate.
Asnjë reagim nga Ministri Lleshaj!!!
Asnjë reagim nga Narko-Policia!!!
Kjo është Policia e këtij Narko – Shteti”, përfundoi Gjunkshi.
Pas një operacioni të policisë greke në Thrakomakedones të Athinës, është arrestuar një 32-vjeçar nga Saranda. Policia ka kryer kontroll…
Papa Leoni XIV, ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë së përurimit si kreu i Vatikanit. Papa tha se vjen…
Ditën e sotme, Papa Leo XIV inaugurohet në një meshë në Sheshin e Shën Pjetri, duke shënuar kështu edhe fillimin…
Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Luiz Ejlli, ka reaguar përmes një postimi në Instagram, lidhur me…
Kukësi është qarku i parë në vend që ka mbyllur numërimin e votave të diasporës. Vota e diasporës ka ndryshuar…
Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, i është sekuestruar telefoni ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, si pjesë e hetimeve për…