Categories: Uncategorized

“Vjedhja dhe Shkatërrim i pronës”, policia arreston 6 persona në Tiranë

Arrestohen nga Policia e Tiranës në flagrancë 6 shtetas dhe procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin O. F., 22 vjeç, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme shtetasen M. T.

Ndërsa nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë u bë arrestimi në i B. T., 36 vjeç, pasi në vendin e quajtur Qendër Synej, duke drejtuar një motoçikletë pa lejen përkatëse, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale D. Ç., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”,”Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, të shtetasit M. T., 33 vjeç, si dhe referuan materialet për veprën penale “Moskallëzim krimi”, për shtetasit D. Sh. dhe B. B., pasi në rrugën “Thoma Goxhaj”, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e administruar nga shtetasi M. T., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një DVR dhe dy njësi qendrore kompjuterësh.

Nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. N., 21 vjeç, si dhe u referuan materialet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për shtetasin E. K., 31 vjeç, pasi pranë vendit të quajtur rrethrrotullimi i TEG-ut, gjatë kontrollit në mjetin me drejtues shtetasin E. K. dhe pasagjer shtetasin L. N., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa, e cila i përkiste shtetasit L. N.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrim i pronës”, i shtetasit I. P., 52 vjeç, pasi në rrugën “Llazar Xhajanko”, i ka thyer xhamin e mjetit dhe i ka vjedhur një shumë parash në mjet shtetases Zh. F.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. H., 39 vjeç, pasi në plazhin e Golemit, gjatë kontrolli fizik, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

8 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

8 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

9 hours ago