Categories: Uncategorized

Vizita në Tiranë, Albin Kurti paralajmëron ndryshimin e madh

Albin Kurti zgjodhi Tiranën për të zhvilluar vizitën e parë si kryeministër i Kosovës. Ai u prit nga kryeministri Rama dhe bisedimet mes tyre prekën çështjet kryesore në marrëdhëniet dy-palëshe dhe rajonale.

Me anë të një statusi në faqen zyrtare në Facebook, Albin Kurti ka falenderuar Ramën për pritjen, dhe për diskutimin që patën.

Ai po kështu njofton se shumë shpejt do të burojë një intensitet i ri bashkëpunimi ekonomik e arsimor mes dy vendeve. Sipas tij, këto janë fushat ku afrimi i Shqipërisë me Kosovën, nuk toleron asnjë vonesë e pengesë.

Pas takimit me Ramën, kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti ka shkuar në Presidencë. Në vizitën e tij të parë në Shqipëri, si kryeministër i Kosovës, Albin Kurti është takuar edhe me liderin e opozitës shqiptare, Lulzim Basha. Pas takimeve me kryeministrin Rama dhe presidentin Meta, Kurti ka shkuar në selinë e demokratëve. Kurti citon se Shqipëria është e gatshme të kontribuojë për Kosovën, e Kosova është plot entuziazëm për një bashkëpunim të tillë.

Statusi

Ishte vizita e parë si kryeministër jashtë Republikës së Kosovës, por nuk ishte politikë e jashtme. Ishte ceremoniale, por nuk ishte thjesht simbolike. Dy republikat tona nuk e kanë luksin ta shohin njëra-tjetrën me syzet e diplomacisë.

E falënderoj kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për pritjen shtetërore e për diskutimin konstruktiv që patëm. Prej takimeve institucionale e marrëveshjeve mes Kosovës e Shqipërisë, jam i sigurt se shumë shpejt do të burojë një intensitet i ri bashkëpunimi ekonomik e arsimor, prandaj sot më shoqëruan në takim ministri i Financave, Besnik Bislimi, dhe ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami. Këto janë fusha ku afrimi i Shqipërisë me Kosovën nuk toleron asnjë vonesë e pengesë.

U dakorduam të krijojmë komisionin ndërshtetëror i cili i analizon ecurinë e 77 marrëveshjeve mes të dy vendeve tona dhe në fund të marsit, në Shkodër, kur të takohen dy Qeveritë tona të trajtojmë ecurinë e punës së deritashme e të përcaktojmë punën e re që duhet të bëjmë.

Takime të përzemërta e vëllazërore patëm edhe me presidentin, Ilir Metën, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, të cilët më përcollën urime për detyrën e re, e unë u shpreha nevojën për ndihmë e mbështetje. Shqipëria është e gatshme të kontribuojë për Kosovën, e Kosova është plot entuziazëm për një bashkëpunim të tillë. Për çështjet e rëndësisë kombëtare na duhet të flasim njëzëri.

Dekada e tretë e shekullit XXI duhet të sjellë një fillim të fuqishëm, si asnjëherë më parë, të bashkëpunimit e bashkërendimit Kosovë-Shqipëri. Nuk mohoj arritjet e së shkuarës, por jemi larg asaj çka dëshiron populli ynë, larg asaj që është brenda mundësive tona reale. Dy vendet tona janë prioritet i njëra-tjetrës dhe nuk ka çështje që presin, në asnjë fushë.

të fundit

Akuzohen për shkelje të barazisë në tendera/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim 5 ish-zyrtarë (EMRAT)

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së…

8 minutes ago

Përplasja Izrael-Iran/ Këshilli i Sigurimit të OKB-së thërret mbledhje emergjente të premten

Ditën e nesërme 20 Qershor,  Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, do të mbajë një mbledhje të…

39 minutes ago

Hapen 85 kuti nga 1282/ Si është rezultati i rinumërimit në Tiranë deri më tani

Vijon procesi i plotë i rinumërimit të kutive të Qarkut të Tiranës, ku deri më tani Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve,…

58 minutes ago

Banorë të Iranit dhe Izraelit rrëfejnë jetën mes raketave dhe shpërthimeve: Kur qëndron në këtë gjendje bëhesh i pashpresë

Me gjithë luftimet e vazhdueshme me Izraelin, raftet në shumë supermarkete në Teheran, vazhdojnë të jenë të mbushura me furnizime.…

2 hours ago

Bien shtrimet e përgjithshme në spitale për janar-prill, shtohen rastet në kardiologji

Numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar në spitale për janar-prill 2025 ka rënë me 1% krahasuar me të njëjtën…

2 hours ago

Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë

Alesandro, turist nga Italia, duke dalë nga një supermarket në Tiranë. I pyetur për çmimet, ai shprehet disi i zhgënjyer,…

2 hours ago