Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri bëri që shumë njerëz të braktisin shtëpitë e tyre dhe nga frika të mos futen aty as për të marrë sendet e tyre me vlerë.
Nga kjo gjendje kanë përfituar dy persona, të cilët u arrestuan nga policia e Durrësit pasi dyshohen për vjedhjen e banesave të dëmtuara nga tërmeti.
None found
Autoritetet ndaluan shtetasit me iniciale E. Ll., 30 vjeç, banues në Durrës dhe A. K., 47 vjeç, banues në lagjen nr 13 Durres, i dënuar me parë për vjedhje.
Ndalimi i këtyre shtetasve u bë në kuadër të operacionit pasi nga veprimet e kryera rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin, kanë kryer vjedhje në disa banesa në lagjen nr 13 dhe në lagjen nr 17 në një kompleks banesash, banesa të pa banuara pasi janë dëmtuar nga tërmeti, ku kanë marrë orendi shtëpiake, dyer e dritare dhe sende të tjera me vlerë.
Policia po vijon punën për evidentimin e rasteve të tjera ku kanë marrë pjesë dy të arrestuarit.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën penale të vjedhjes së kryer në bashkëpunim. /albeu.com/
Foto ilustrueseNjë ditë pas njoftimit për shkarkimin e Florin Bratus nga pozita e trajnerit, Partizani ka nisur kërkimet për pasuesin…
Aktorja amerikane Selma Blair është arrestuar dhe dërguar në spital të dielën, më 11 tetor, pas një incidenti në bordin…
Aktorja amerikane Selma Blair është arrestuar dhe dërguar në spital të dielën, më 11 tetor, pas një incidenti në bordin…
Një operacion i Prokurorisë së Posaçme, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, është vënë në lëvizje për goditjen e një…
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në një subjekt privat…
Ndeshjet e xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve rikthejnë emocionet e garës më prestigjioze evropiane…