Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka njoftuar bllokimin e aksesit të disa përmbajtjeve pornografike në Shqipëri.
Sipas AKEP, kompanive që ofrojnë shërbimin e internetit në Shqipëri u është dhënë urdhër që të bllokojnë aksesin në disa faqe të caktuara me përmbajte pornografike.
None found
Siç shihet në listën e publikuar nga AKEP, bëhet fjalë për bllokim të pjesshëm të disa materialeve pornografike, të cilat mund të gjenden në këto sajte duke përdorur fjalët kyçe si “albanian”, “shqip”, “doggystyle”, “dirty talk journalist”, apo edhe fjalë të tjera banale me përmbajtje erotike.
Vlen për t’u theksuar se AKEP nuk sqaron arsyen e këtij vendimi të beftë, pasi prej shumë vitesh materiale me përmbajtje erotike që janë filmuar në Shqipëri vijojnë të qarkullojnë në sajtet pornografike, duke dëmtuar edhe imazhin e personave që janë përfshirë, pasi në shumicën e rasteve janë publikuar fshehurazi dhe pa aprovimin e protagonistëve, por nuk duket të jenë fshirë nga sitet pornografike, teksa ky rast me emra konkretë bën përjashtim.
Mendohet se bëhet fjalë për një video me përmbajtje erotike që ka qarkulluar bujshëm në rrjet javën e fundit, ku përfshihet një individ që mendohet se është zyrtar shtetëror.
Nuk dihet burimi i shpërndarjes së videos, por zyrtari që ka filmuar pamjet është protagonist në video. Një gjë është e sigurt, videoja është bërë virale në grupe chatesh në rrjetet sociale.
Njoftimi i AKEP:
AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) në një komunikim të datës 14 Prill 2020, ka dhënë urdhër kompanive që ofrojnë shërbimin e intenetit, për familjarë dhe biznese, që të bllokojnë aksesin në disa faqe të caktuara me përmbajtje pornografike.
Në njoftim urdhërin e lëshuar kuptohet qartë që bllokimi nuk është për portalin por për disa link adresa me përmbajtje të caktuar. Pra shumë prej portaleve të listuara, si Pornhub apo Xvideo, më të njohur në sektorin e përmbajtjeve për të rritur nuk do të bllokohen plotësisht.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe kompanitë ISP duhet të komukojnë aplikimin e bllokimit AKEP-it, që sipas ligjit janë përmbajtje të jashtë ligjshme sipas neneve përkatëse të specifikuara në dokumentin e mëposhtëm.
Në një interivstë për median estoneze Postimees, kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se për rastin e Belinda Ballukut kanë bërë…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka shtyrë seancën për 7 të pandehurit e dosjes së…
Paraditen e sotme (20 maj 2026), copa mermeri kanë rënë nga fasada e Gjykatës së Shkallës së parë Durrës. Siç…
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bashkë me bashkëshorten Anita Haradinaj, kanë qëndruar sot në Ferizaj, ku ishin mysafirë në shtëpinë…
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, komentoi operacionin në Sarandë kundër ndërtimeve pa leje, ku u arrestuan shefi i komisariatit Gezim…
Dorëheqja e kreut të transmetuesit publik të Moldavisë ka shkaktuar reagime negative pas rezultatit të jurisë së vendit në finalen…