Categories: Uncategorized

Videoja e bujshme, pse SPAK pushoi hetimet ndaj Lefter Allës: Nuk identifikohet dot personi

SPAK pushon hetimet për kryetarin e Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, ndaj të cilit rëndonin dyshimet për prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike.

Hetimet ndaj të zgjedhurit vendor nisën në janar të këtij viti, menjëherë pas publikimit të një videoje, ku pretendohej se shfaqej Lefter Alla duke konsumuar kokainë në banakun e një lokali.

Të lidhura

None found

Kryebashkiaku u thirr me urgjence në SPAK për të dhënë shpjegime rreth videos. Ndër të tjera ai deklaroi se nuk mbante mend të kishte patur episode të tilla dhe pavarësisht ngashmërisë me personin në video, ai filmim nuk kishte të bënte me të.

Ai i ka kërkuar prokurorisë ti vinte në dispozicion një filmim me të qartë, me qëllim që të mund të jepte shpjegime te detajuara. Ndërsa për personat e tjerë të shfaqeshin në video, Alla ka thenë se nuk i njihte.

Në kuadër të hetimit, kryebashkiaku iu nënshtrua dhe testit të drogës, prej nga rezultoi se ai nuk ishte përdorues I lëndëve narkotike. Prokuroria urdhëroi gjithashtu dhe ekspertimin teknik të videos ku pretendohej se shfaqej Alla.

Në dosje thuhet se ekspertët dolën në konkluzionin se filmimi nuk është marrë drejtpërdrejtë nga pajisja regjistruese, por është regjistruar me aparat celular, nga ekrani i një kompjuteri, ndaj për këtë këtë arsye, nuk mund të përcaktohet qartë data dhe ora reale e regjistrimit, si dhe nuk mund të identifikohen personat që shfaqen në të.

“Nga analiza e të gjitha veprimeve hetimore të kryera, rezulton se nuk mund të realizohet identifikimi I shtetasit që paraqitet në pamjet filmike dhe aq më tepër që ai të jetë lefter Alla”, thuhet në dosje.

“Nga shqyrtimi në tërësi i akteve dhe provave” – thekson prokurori Nakuçi cështja penale duhet pushuar, pasi fakti nuk përmban element të veprës penale.

Dosja i është dorëzuar gjykatës së Posacme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe pritet që në shtator gjykatësi Sandër Simoni të dalë me vendim. Pasi të shqyrtojë dosjen, ai do të vulosë edhe fatin e hetimeve.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

3 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

3 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

3 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

3 hours ago