Teknika PanSeer është metoda më revolucionare në identifikimin e qelizave kanceroze në organizmin tonë. Kjo shpikje konsiston në testimin e gjakut ndryshe nga teknikat klasike. Ndryshimi lidhet me zbulimin e pesë formave të zakonshme të kancerit 4 vjet më parë, pra para shfaqjes së sëmundjes.
Hulumtimi bëhet i ditur nga “Nature Communications”dhe e veçanta e kësaj arritjeje është se tumoret e hershme të stomakut, ezofagut, kolorektalit, mushkërive dhe mëlçisë te njerëzit pa simptoma konstatohen në 91% të rasteve.
Sipas ekspertëve, ajo që zbulon testi janë shenjat jashtëzakonisht të hershme të një ndryshimi që ndodh në mënyrën e kopjimit të ADN-së.
Teknika u testua në 605 individë asimptomatikë, 191 prej të cilëve u diagnostikuan më vonë me kancer. Në këto teste u shtuan ato të kryera në mbi 223 persona me kancer dhe 200 inde tumori. Rezultati ka qenë inkurajues sepse ka treguar se mund të bëjë një diagnozë për pesë forma të zakonshme të kancerit të hershëm.
Kjo tenikë inovatike në fushën mjekësore mund të jetë pjesë në rutinën e vazhdueshme të analizave në të ardhmen. /gazeta shendeti
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…