Eshtë bërë publike akti normativ për vendimin e qeverisë për mos pagesën e qerave për muajin prill e maj, të cilat do të paguhen pas 31 majit.
Edhe mbrëmjen e sotme, kryeministri ka dhënë disa detaje nga akti normativ, ku përfshihen familjarët që kanë një banesë me qira dhe punët janë pezulluar, bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit, si dhe studentët.
None found
Pjesë nga akti normativ
Neni 1: Pas pikës 19, të nenit 3, të aktit normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 20, me këtë përmbajtje:
20. Të gjithë qiramarrësit individë, të cilët kanëkontratëqiraje për banesëapo çdo dokument tjetër qëverteton marrëdhënien kontraktore qiradhënës–qiramarrës, përpara shpalljes së gjendjes së epidemis, qëkanë kontratë pune por e kanë pezulluar/zgjidhur atë si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID19, nuk do ta paguajnë detyrimin e qira së përdymuaj, prill dhe maj 2020.
(SHFLETOJENI TE PLOTË NË GALERINË E BASHKËNGJITUR LAJMIT)
Fjala e Ramës
Të gjithë qiramarrësit individë, që kanë kontratë për banesë, përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë dhe që kanë një kontratë pune dhe e kanë pezulluar apo zgjidhur si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID -19, nuk do ta paguajnë qeranë për 2 muaj, Prill dhe Maj.
Po kështu, të gjithë sipërmarrësit, persona fizikë apo juridikë me të ardhura deri në 14 milionë në vit, që kanë kontrata noteriale qeraje përpara epidemisë, nuk do ta paguajnë detyrimin Prill dhe Maj.
Dhe më pas, detyrimi i parapambetur i këtyre dy muajve do të paguhet nga qeramrrësi në mënyrë proporcionale pas 31 Majit 2020, për të shlyer detyrimin deri në fund të kontratës.
Të gjithë qiramarrësit që kanë probleme do t’i drejtohen drejtorisë së tatimeve dhe qeradhënesi do të ndëshkohet me një gjobë deri në 5 -fish të vlerës së qerasë përkatëse”, deklaroi kryeministri në Opinion.
Kim Jong-un mund të jetë në gjendje kome pas një hemorragjie cerebrale, pretendojnë postime të shumta që po qarkullojnë në…
Tregu i dorës së dytë duket se po përpiqet të kanalizojë artikujt e vjedhur nga trazirat e përhapura në Francë.…
Protestuesit vazhdojnë që të qëndrojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Tashmë janë të shumtë në numër dhe kanë nisur edhe…
Policia e Tiranës ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me protestën e së dielës. Mësohet se 69 persona janë…
Pyetjet e Prokurorisë në lidhje me numrin e hyrjeve dhe daljeve në diskoteken "Pulse" në Koçan dhe mundësinë e evakuimit…
Në Kuvend është dorëzuar projektligji për ndryshime në shtyllën e dytë pensionale, i cili parasheh që kursimet pensionale të investohen…