Categories: Uncategorized

Vendimi i bashkisë Tiranë: Ndalohen martesat me shumë njerëz!

Martesat në Tiranë duke nisur nga dita e nesërme do të bëhen pa dasmorë, por vetëm me çiftin dhe dëshmitarët.

Këtë e deklaroi sot kryetari i baskisë Tiranë, Erion Veliaj, në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave të Bashkisë së Tiranës, ku u diskutua për masat e marra për situatën në Tiranë.

Kreu i Bashkisë u shpreh se masa të forta do të merren edhe për celebrimet, ku përveç çiftit dhe dëshmitarëve të nevojshëm që kërkon ligji, nuk do të lejohen të tjerët.

Ai bëri të ditur se në bashkëpunim dhe me komunitetet fetare do të ketë masa edhe për shërbesat.

Gjithsesi Veliaj ishte i paqartë nëse ndalohen vetëm celebrimet apo edhe dasmat që organizohen nëpër lokale. Por po t’i referohemi urdhrit të sotëm, ai ndalon grumbullimin në aktivitete publike e private të njerëzve deri më 3 prill në mjedise të hapura dhe të mbyllura,

Më herët sot, z.Veliaj njoftoi kufizime dhe për funeralet. Duke folur për ceremonitë mortore, Veliaj kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për kufizime, veçanërisht të ritit të dhënies së dorës.

“Ka disa aktivitete që tipikisht menaxhohen nga Bashkia e Tiranës siç janë shërbimet funerale. Ka disa tradita shumë të mira shqiptare që ne shkojmë, bëjmë për njëri-tjetrin.

Duke qenë se jemi në një situatë emergjente, duhet të shmangim zakonet e dhënies së dorës në tubime të mëdha, kur ngushëllojmë dikë, do të gjejmë mënyra të tjera për të shprehur keqardhjen.

Do të duhet që në çdo shërbim funeral, si në Sharrë, edhe në Tufinë, të këshillojmë familjarët që ky nuk është momenti për të bërë ritualin e dhënies së dorës”, sqaroi Veliaj.

të fundit

Valë shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës – Anuela Ristani largon bashkëpunëtorët e afërt të Veliajt

Në Bashkinë e Tiranës, po vijon një valë e re shkarkimesh, ndërsa kryetarja në detyrë, Anuela Ristani, ka ndërmarrë hapa…

7 minutes ago

Aksident i rëndë në Astir/ Makina përplas tek vijat e bardha këmbësorin, dërgohet me urgjencë te spitali i Traumës (VIDEO)

Ditën e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në itzonen e Astir, Tiranë, ku një qytetar është përplasur nga…

21 minutes ago

Përfaqësuesi i PD denoncon: Në bar kafenë e Dervish Beqirit gjeta fletë të vulosura, zyrat e patronazhistëve paralel me qendrat e votimit (VIDEO)

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Bledar Himçi, në një konferencë për mediat, ka denoncuar një ngjarje të dyshimtë që ndodhi në…

35 minutes ago

E rëndë në Durrës/ Gruaja humb jetën gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, hetohet mjeku

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Durrës, ku një grua ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sipas njoftimit të…

41 minutes ago

Sara Gjordeni: Kisha ankth në Big Brother VIP nga dallaveret e padrejtësitë, u bëra shumë keq

Sara Gjordeni ka qenë një nga emrat më të zëshëm në edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania. Ajo…

1 hour ago

Berisha denoncon “trenin bullgar” në Elbasan: Ja provat e gjetura në lokalin e vëzhguesit të PS (VIDEO)

Këtë të enjte, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka denoncuar se në fshatin Pekisht të Elbasanit, në një bar-kafe në…

1 hour ago