Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë në zonën e Vasil Shantos.
Një makinë, së cilës i ishte vendosur lëndë shpërthyese, ka shpërthyer duke plagosur rëndë dhe gjymtuar një shtetas.
Preng Gjini ishte shënjestra e shpërthimit që ndodhi pasditen e sotme në Tiranë. Ai është vëllai i Tonin Gjinit, i cili u vra me breshëri plumbash në qendër të Rrëshenit rreth një vit më parë.
Mjeti që është hedhur në erë nga një lëndë plasëse është ndjekur nga një tjetër makinë.
Dyshohet se shpërthimi i tritolit u bë për hakmarrje të vrasjeve në Mirditë.
Ngjarja ka ndodhur tek Ura e Selitës, ku janë mbledhur dhjetëra njerëz për të mësuar çfarë e shkaktoi shpërtimin e fuqishëm.
Preng Gjini është dërguar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, ndërsa burime bëjnë me dije se ishte shpërthim i telekomanduar. Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur policia që po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…