Jetmira Hasani gjeti vdekjen pasi u qëllua tre herë me armë zjarri nga ish-kunati i saj, Agron Tanushi.
Këta të fundit kishin konflikte pronësie, konflikt i cili ka zgjatur për katër vite,
Detaji që e bën ngjarjen edhe më të rëndë, është fakti se viktima kishte kërkuar edhe një urdhër mbrojtjeje nga kunati i saj, urdhër i cili u miratua në 15 korrik të këtij viti.
Por sipas vëllait të viktimës, Rajmond Hasanit, Jetmira, e cila u vra të martën nga vëllai i ish-burrit, ka shkuar aty për të marrë disa plaçka të saj.
“Ka qenë shtëpia që ajo ka banuar dhe shkoi të merrte materialet e veta që të mos shkonte më kurrë në atë vend. Në atë moment ka ndodhur konflikti me kunatin dhe personat e tjerë që kanë qenë në shtëpi.
Motra ka njoftuar Policinë që ka shkuar në adresën e dhënë. Me Jetmirën ka qenë edhe nusja e vëllait tim që jeton në Bathore, pasi po e shoqëronte që të merrte plaçkat dhe ajo na ka treguar.
Kjo ka ndodhur më pak se 10 minuta para se motra ime të vritej. Policia nuk e shoqëroi, madje nuk kontrolloi as banesën, pasi aty mund të gjente edhe armën e krimit. Autori u ka ikur me vrap.”
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…