Categories: Uncategorized

Vëllai i Silva Turdiut: Nexhmije Hoxha ia futi xixat Enverit për fejesën, Veliaj xheloz si gruaja e diktatorit

Dy ditët e fundit, disa gazeta e portale kanë botuar pjesë nga kujtimet në shumicë provokuese dhe ende me dogma komuniste nga e veja e diktatorit.

Këto kujtime nuk mund të mos provokonin personat e prekur drejtpërdrejt nga regjimi komunist dhe vetë egërsia e krerëve të tij.

Të lidhura

None found

Një ndër ngjarjet më të përfolura është fejesa e djalit të Mehmet Shehut me Silva Turdiun, gjë e cila pasoi me vdekjen e kryeministrit të kohës dhe përndjekjen e familjes së tij.

Pak minuta më parë, përmes një statusi në Facebook ka reaguar edhe vëllai i Silva Turdiut duke iu rikthyer atyre ngjarjeve të rënda.

Pardi Turdiu thekson se ajo që solli reagimin e Enver Hoxhës ndaj fejesës së Silva Turdiut me djalin e Mehmet Shehut ishte pikërisht Nexhmije Hoxha, raporton abcnews.al.

“Enveri fillimisht nuk ishte kunder asaj fejese. Ia futi xixat Nexhmija. Me ka treguar Silva, qe ate dite, se Nexhmija mblidhte buzet. Xhelozia e dibranes ia beri gropen shoqes se vet te ngushte dhe femijeve te saj”, shkruan Pardi Turdiu në statusin e tij duke theksuar se babai i tij nuk mund të bënte asgjë për të penguar atë fejesë në atë kohë.

Statusi i Parid Turdiut
Nexhi, Mehmeti, Erjoni dhe tezgat e katundareve

Nexhi paska shkruar nje liber te ri; i ka ngelur gozhde fejesa e Silvës, por gozhde floriri, se Nexhi shet libra dhe ben lek me historine ku Enveri dhe ajo ishin xhelatët, kurse viktimat jane njerez te tjere.

Mos duhet hedhur ne gjygj per t’ia marre leket?

Enveri dhe Mehmeti kane kryer krime kunder njerezimit (si shume fyhrerë, presidente, sulltanë e pashallare te botës, ne popujt e vet dhe te huaj.) Erdhi koha e lartesimit te drejtave te njeriut dhe mire beri Kaceli qe fitoi gjygjin per ta hequr emrin e Mehmetit nga nje rruge ne Mallakaster, se ka vrare e persekutuar njerez te pafajshem.

Por, shqiptarçe Mehmeti ishte burre me i mire se Enveri, i cili tradhetonte shoket e vet dhe vriste familjet e tyre.

Enveri fillimisht nuk u duk se ishte kunder asaj fejese. Ia futi xixat Nexhmija. Me ka treguar Silva, qe ate dite, se Nexhmija mblidhte buzet. Xhelozia e dibranes ia beri gropen shoqes se vet te ngushte dhe femijeve te saj.

Une isha i ri dhe nuk e kuptoja, por e kam menduar me vone: Cfare opsionesh kishte babai im per ta kundershtuar ate fejese?! Cfare opsionesh ka Irani para USA?

Ne kuadrin e nuancave te historise, me ate fejese Mehmet tregoi se donte ta mbyllte luften e klasave. Ai qe desh te ruante shtypjen e shqiptareve nga shqiptaret, perçarjen, urrejtjen, ishte Enveri. Por me kot, se regjimi shnjerezor implodoi pas pak vjetesh. Viktimat u sakrifikuan kot.

Jeta dhe bota, jane te veshtira. Nje popull i vogel, europian, duhet te jete i bashkuar, me drejtesi e solidaritet.

Me ne fund e beme pallatin e fisit te shtepia Turdiu, rram bam, pas 30 vjetesh, duke u perleshur me mtonjësit per te drejtat tona. Nuk ka mbaruar akoma, por nejse, nga jashte duket bukur.

Erjoni e paska rrethuar me tezga katundaresh. Aty e gjete t’i vesh tezgat o kryetar me 10% te votave? Kishe parkun bosh perballë. Apo edhe ti xheloz, si Nexhmija?

të fundit

Nga Superga te Calciopoli: kapitujt më të errët të gjashtë klubeve të mëdha evropiane

Historia e futbollit evropian nuk është e ndërtuar vetëm mbi trofe, suksese dhe momente të paharrueshme. Disa prej klubeve më…

1 hour ago

The fractured relationship is heading toward an end”/ Ilir Kulla: Veliaj was transferred to Fier after clashing with Rama over the municipality’s signature

Analisti Ilir Kulla ka komentuar transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, duke e lidhur këtë…

1 hour ago

Kosovo-Germany, focus on digitizing administration and simplifying procedures

Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…

1 hour ago

Faruk Muqolli declares €100,000 in cash, inherited land and two vehicles: the assets of the police officer linked to the Arlinda Zekaj case

Shefi në Departamentin për Operacione në Policinë e Kosovës, Faruk Muqolli, ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit pasurinë…

1 hour ago

Kosovë-Gjermani, fokus te digjitalizimi i administratës dhe lehtësimi i procedurave

Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…

2 hours ago

VIDEO/ Alen Vukaj, talenti 18-vjeçar shqiptar që po spikat te Interi dhe tërheq vëmendjen e UEFA-s

Alen VukajPërmes një videoje të radhës në rrjetet sociale, UEFA Youth League ka ndarë disa momente nga paraqitjet spektakolare që…

2 hours ago