Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka folur ditën e sotme për transportin publik duke shprehur dakordësinë që të ulet në një tryezë me shoqëritë e transportit, por jo me ato që vendosin ultimatume.
Veliaj paralajmëron se kompanitë që nuk rifillojnë punën dhe mbajnë peng qytetin, atëhere do u hiqet licenca nga Bashkia.
None found
“Bashkia e Tiranës i ka plotësuar të gjitha kërkesat e kompanive të autobusëve. Mund të vazhdojnë debatet me ministrinë, edhe unë dua të vazhdoj një diskutim me ministrinë sepse duhen subvencionuar studentët, duhen subvencionuar personat me aftësi të kufizuara, duhen subvencionuar veteranët; por, ky diskutim mund të vazhdojë fare mirë duke nisur punë. Unë do të jem avokati i tyre, por në momentin kur ata thonë: ‘O të gjitha, o rashë e vdiqa’, ju garantoj se disa kompani do humbasin licencën e transportit në Bashkinë e Tiranës”, u shpreh ai.
Më tej ai shton se nuk është problem për heqjen e licencave, pasi menjëherë mund vjen dhe e merr një operator tjetër dhe Bashkia e pajis me licencën për të filluar shërbimin e transportit urban për qytetarët.
“Kush i vë në dyshim këto që po them, le të kthehet te Astiri ose te Teatri dhe të shohin a e mbajmë apo jo. Ne jemi qytetarë sepse zgjedhim të flasim si qytetarë dhe të sillemi si qytetarë. Por, kur dikush bllokon rrugën dy vjet, kur dikush bllokon teatrin dhe e zapton tre vjet, kur dikush thotë: ‘Nuk dua ta nxjerr autobusin’, ndërkohë që kërkesat i plotësohen 100%, kjo është të mbash qytetin peng. Këtë qytet nuk e ka mbajtur sot peng askush në këto 5 vite dhe kjo është arsyeja pse ky është paralajmërimi i fundit. Nëse operatorët nuk dalin, fare mirë humbasin licencën, e cila do të hidhet në treg dhe vjen e merr një operator tjetër”, deklaroi Veliaj, duke shtuar se në këtë periudhë sakrificash të gjithë duhet të bëjnë maksimumin.
Bastisje në Tetovë, gjendet drogë, privohet nga liria një person Më 27.10.2026, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar…
Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi seancën e shqyrtimit fillestar në mungesë ndaj 20 të pandehurve për krime lufte kundër popullsisë…
Të paktën 68 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas përplasjes dhe daljes nga shinat të…
Është rënduar ndjeshëm bilanci i aksidentit hekurudhor në Spanjë. [...]Read More...
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq noteren Anila Haxhiu, e cila akuzohet për falsifikim të…
Pogradeci - OrikuNdeshja Pogradeci – Oriku, e luajtur në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, ka përfunduar me rezultatin 0 - 0 e…