“Filluan me lloj lloj çudirash “shikoni si është nxirë, më bënë të vdekur në Turqi…”
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka uruar shërim të shpejtë, kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademit, e cila u konfirmua pozitive më Covid-19 ditën e sotme.
Gjatë një interviste në “Abc News”, i pyetur se çfarë i këshillon koleges së tij, Veliaj tha se duhet të marrë shumë vitaminë C dhe D.
Edhe pse jo i kënaqur me mënyrën se si e trajtuan çështjen e tij (kur u prek me covid), Veliaj tha se mbi të gjitha duhet të mbizotërojë njerzëlliku mes njeri-tjetrit.
“Së pari i uroj shërim të shpejtë. Është e rëndësishme që të prevalojë njerzëlliku. Kjo nuk ndodhi me mua. Filluan me lloj lloj çudirash “shikoni si është nxirë, më bënë të vdekur në Turqi etj etj.
Unë nuk dua të bëj kështu, ndaj i uroj Voltanës shëndet të plotë, asaj dhe familjes, jetë të paqtë. I këshilloj që të marri shumë vitaminë C dhe D, të ndjekë këshillat e mjekëve. Unë vetë jam ndjekur nga mjekët e Covid-2”, tha Veliaj.
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…