Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero tha se parashikon që situata e infektimeve në vend, të vazhdojë në këto nivele edhe gjatë gjysmës së parë të muajit shtator.
“Është e vështirë të bëjmë parashikime. Unë besoj që deri nga fundi i gjysmës së parë të Shtatorit situata do të jetë pak a shumë e njëjtë dhe mandej të shikojmë. Them kështu sepse ekspozimi vijon të jetë i lartë qoftë për shkak të pushimeve dhe mosrespektimit të protokolleve” u shpreh Pipero për Klan.
Lidhur me nivelet e vdekshmërisë në Shqipëri, mjeku tha se ato janë të krahasueshme me vendet e tjera, por pranoi se vdekshmëria në repartet e terapisë intensive është më e lartë tek ne, krahasuar me vendet e tjera.
“Vdekshmëria në Shqipëri, në spitalet tona është e krahasueshme edhe me vendet e tjera. Natyrisht nëse i referohemi vdekshmërisë në repartet e terapisë intensive tek ne është më e lartë, por kjo është një situatë që duhet analizuar në kohën e duhur. Sa i përket vdekshmërisë në spitale nuk më rezulton që të jetë me lartë se në vendet e tjera”, tha Pipero.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…