Detaje të reja zbardhen nga vdekja e 36 vjeçares nga Shijaku, Margarita Keci.
Mësohet se e ndjera ka shkuar tre herë në qendrën shëndetësore të zonës dhe mjekët e kanë kthyer në shtëpi.
None found
Gruaja pavarësisht se ka shkuar tre herë pranë qendrës shëndetësore, mjekët sipas familjarëve nuk i kanë dhënë shumë rëndësi.
Më pas, ajo është transferuar në spitalin e Durrësit. Atje i është bërë një skaner dhe vizita por ka ndërruar jetë brenda dy orësh, pa e kuptuar se nga çfarë vuante. Margarita Keçi kishte dhimbje kraharori dhe koke.
Megjithatë, fqinje të familjes Keci thonë për “Panorama” se 36 vjeçarja, e cila jetonte në familje, me nënën, motrën dhe tre vëllezërit, dyshohet të jetë helmuar dhe nuk u ka treguar mjekëve për aktin e ndërmarrë.
Ata thonë gjithashtu se familja kishte konflikte të vazhdueshme dhe në gjendje të rënduar ekonomike.
Ata thonë se mjekët e zonës i kanë bërë serume por gjendja e saj është përkeqësuar.
Mjekësia ligjore pritet të hedhë më shumë dritë rreth shkakut të vdekjes.
Kujtojmë se mjekët akuzohen nga policia se nuk kanë kryer terapinë e duhur ndaj pacientes.
Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës do të punësojë edhe 23 specializantë privatë në 12 specialitete mjekësore, duke e çuar në…
Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës do të punësojë edhe 23 specializantë privatë në 12 specialitete mjekësore, duke e çuar në…
Medhi Benatia ka kritikuar ashpër mënyrën se si Real Madridi u nda nga Xabi Alonso, duke argumentuar se në futbollin…
Arsene Wenger ka vendosur të mos kandidojë për president të FIFA-s, duke refuzuar kështu mundësinë për t’u bërë rival i…
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ngriti gjatë shqyrtimit të buxhetit të Qendrës Kombëtare të Kulturës…
Një deklaratë e fortë mësohet të jetë bërë nga ish-kryeministri dhe ish-deputeti socialist, Pandeli Majko, gjatë mbledhjes me dyer të…