Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Berat ku dy foshnja kanë gjetur vdekjen.
Dy binjakët sipas drejtoreshës së Spitalit Rajonal të Beratit kanë shkuar pa shenja jete në spital dhe mjekët e kanë pasur të pamundur të ndërhynin.
None found
“Ditën e sotme rreth orës 10.00 në shërbimin e Pediatrisë u paraqitën dy fëmijë binjakë (djem) të moshës 4 deri 5 muaj banues në lagjen Uznovë, shoqëruar nga nëna e tyre. Mjeku pediatër referon se fëmijët ishin të dy pa shenja vitale në momentin që kanë ardhur në spital dhe mund të kishin 1 orë që mund të kishin vdekur shkruan bë.
Në këto kushte, mjeku thjesht ka konfirmuar vdekjen pa patur mundësi të jepte ndihmë mjekësore. Fëmijët nuk janë paraqitur më parë në spital për vizitë dhe nuk kemi informacion mbi historikun apo problematika për shëndetin e tyre. Fëmijët u transferuan në Morgun e Spitalit. Menjëherë u ftua mjekësia ligjore dhe policia për të gjetur shkakun e vdekjes”, tha drejtoresha e Spitalit të Beratit Edlira Shkëmbi.
Shfletuesi i internetit Google Chrome do të marrë një përditësim të ri që do të përmirësojë funksionin e plotësimit automatik…
Një sërë denoncimesh për korrupsion dhe abuzime të mundshme në administratën doganore kanë ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si ushtrohet…
E ardhmja e Trent Alexander-Arnoldit te Real Madridi po bëhet gjithnjë e më e pasigurt, ndërsa disa prej klubeve të…
Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave, në mesin e tyre ish-drejtorë të Fondit të sigurimit shëndetësor dhe…
Lista Studentore ka dalë fituese në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, duke lënë pas listën e mbështetur nga…
Rezultatet e zgjedhjeve nuk janë ende zyrtare në Izrael, por Beniamin Netanjahu ka zgjedhur një taktikë tjetër, ai po përpiqet…