Categories: Uncategorized

Vdekja e 10-vjeçarit nga Ambulanca, qytetarët: Ishte me shpejtësi mbi 100 km/h

Qytetarë por dhe familjarë të fëmijës 10-vjeç që u përplas për vdekje nga Ambulanca ngrenë dyshime mbi punën që ajo po kryente në aksin rrugor drejt Kakavijës.

Ata hedhin dyshime se ambulanca transportonte emigrantët kundrejt pagesës për ti kaluar përtej kufirit. Sipas ekspertëve aksidenti mund të shmangej nëse ambulanca do kishte ndezur sirenat dhe sinjalet akustike.

Qytetarë të cilët kanë qenë prezent, por dhe të njohur të familjes së djalit 10-vjeç që u përplas për vdekje nga Ambulanca, kanë ngritur shqetësimet për lëvizjen mjetit përgjatë rrugës ku ndodhet dhe karvani i emigrantëve për të udhëtuar drejt Greqisë.

Ata ngrenë pretendime mbi shpejtësinë tej normave të lejuara të ambulancës madje pa patur njeri brenda.

Sipas tyre ka dyshime se ambulanca përdorej për të transportuar qytetarët duket i favorizuar kundrejt pagesës për të kaluar kufirin.

“Po vinte me shpejtësi mbi 140, nuk ishte njeri brenda. Kalojnë çdo ditë me shpejtësi.”

“Ambulancat bëjnë kontrabandë me njerëz duke i çuar në kufi. Dhe vijnë prapë me shpejtësi për të marrë njerëz.”

Një ditë pas ngjarjes, zyrtarisht nuk ka dal ende ekspertiza e përplasjes së 10-vjeçarit nga Lezha, por paraprakisht ekspertët e sigurisë rrugore flasin për shpejtësi mbi 100 km/h.

Pas analizimit të provave në vendngjarje dhe dëmeve të shkaktuara, ekspertët shprehen se në aksin rrugor drejt Kakavijës, kur dhe situata është kaotike, drejtuesi duhet të jetë i kujdesshëm pasi ka prani të lartë të këmbësorëve.

Madje ata shprehen se drejtuesi ambulancës duhet të vinte në funksionim sirenat zanore, sinjalin akustik përveç fenelinave kur ndodhet para një situate me praninë e mjeteve dhe këmbësorëve në rrugë.

Drejtuesi i ambulancës Armir Golemi ndodhet i ndaluar në policinë e Gjirokastrës, ku ditën e hënë pritet të dalë para togave të zeza për tu njohur me masën e sigurisë.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago