Qeveria shqiptare nuk do të detyrojë asnjë shqiptar që të vaksinohen kundër koronavirusit SARS-CoV-2. Më së shumti, ajo do të financojë vaksinimin e deri 20 për qind të popullsisë së vendit.
Pohimi vjen nga Silva Bino, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP.
“Vaksinimi kundër COVID-19 nuk është i detyruar, sepse është një vaksinë mbështetur në informacionin që njerëzit do të marrin dhe do të jetë në vendimin e tyre se çfarë do të duan të bëjnë.
Neve, në të gjitha iniciativat që po ndërmerr qeveria është fakt se po përpiqet që të sigurojë këto vaksina falas”, u shpreh znj. Bino.
Silva Bino, thotë se janë duke shqyrtuar tre opsione të mundshme për të porositur vaksinën.
“Shqipëria ka disa opsione; një opsion është COVAX e cila është një lloj partnershipi midis disa partnerëve ndërkombëtarë dhe vendeve të ndryshme. Duke bërë këtë marrëveshje, ti arrin që të paguash fillimisht një shumë më të pakët për një numër të caktuar dozash dhe për të mbuluar një përqindje të caktuar të popullatës.
Opsion tjetër është një marrëveshje me ndonjë vend të BE, i cili e siguron vaksinën me marrëveshje bilaterale. Dhe pastaj është duke u parë opsioni tjetër nëpërmjet BE-së”, u shpreh Silva Bino, shefe e Departamentit të Epidemiologjisë.
Bino thotë se vaksina kundër COVID-19 si fillim është menduar që të mbulojë vetëm një pjesë të popullatës.
Sipas saj, prioritet do të kenë personat me diabet, me sëmundje kardiovaskulare, të mushkërive si dhe personat mbi 70 vjeç. /euronews
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…