Categories: Uncategorized

Vajza shqiptare rrëfen tmerrin: Babai vdiq nga COVID-19, trupi iu humb në morg

Një vajzë ka rrëfyer gjithcka ndodhi në Kosovë pasi humbi jetën babai i saj nga Covidi dhe fajëson autoritetet që nuk i lejuan të shihnin për herë të fundit personin e dashur të familjes.

Në një shkrim të gjatë në Facebook, i cilëson si përjetime të “tmerrshme” ndërsa thotë se këtë e bëri publike që të gjithë të kuptonin se cfarë do të thotë të jetosh e të vdesësh në Kosovë.

Bardha Leka shkroi se insistuan pa fund që ta përcillnin babain për në banesën e fundit dhe ia dolën pas shumë peripecive.

Situata që i shqetësoi pa fund ishte kur pritën në mes të vapës që ekipi special të sillte trupin e pajetë, ndërsa askush nuk u paraqit në vendin ku do e varrosnin.

Shkrimi i plotë:

Per gjitha perjetimet qe i kalova , deri sa te percolla te varri Babe , mbas veti e kisha nje laps dhe nje leter. Le ta kuptojn te gjithe , cka eshte me jetu e me vdek ne Kosove . Po e filloj me tregu tmerrin e dites kur me vdiq Baba.

12 gusht ora 16:30 e Merkur . Sipas protokollit shtetror , nuk guxum me livrit Trupin e babes prej vendit ku ka ndrru jete . Nuk guxum me ja la trupin as me vesh me rroba te reja . Sna lane me ja hek as rrobat qe i boni uje te lagta nga vujtjet qe i shkaktojke smundja.

Mbet baba i shtrire ne dhome i mbulum veq me nje qershaf te holle , duke e prit me ardhe me marre nje e ekip speciale . Ekipa u vanua bukur shume 2 ore e teper . As nuk u pershendetem me babe ,as sna lane me ja bo adetet fetare qysh e ka meritu.

U nis baba me dy persona te panjohur per ne morgun e qytetit . Ne naten e tij ma te veshtire nuk qendroj askush me te .. Tmerri vazhdon diten e Neserme 13 gusht – Familjaret na dhane lajmin qe varrimi i babes bohet ne ora 17:00 pa prezencen e askujt , as te familjareve.

Ne insistuam dhe nuk pranuam qe Baba me u varros ne ate menyre . Mbas 100 thirrjeve e intervenimeve me te njofshem . Na lejuan qe familja dhe rrethi ngusht te marre pjes ne varrim . Gjithsesi u treguam tolerant e vendosem qe ti respektojm vendimet e ‘ protokollit shtetror’

U be ora 16;00. Ne familjaret u beme gati me percjell baben per ne banesen e fundit . Ne ora 17:00 ishin te gjithe tek varrezat duke e prit me lot ne sy ti japim. Lamtumire e fundit ..!!!

Dielli i asaj dite pervelojke , e ne në ate vape mbetem duke prit me ardhe ajo ekipa ‘ speciale ‘ me pru Trupin e Babes !!! Vajti ora 17:30 dhe askush nuk bohet i gjalle . Fillum me telefonu ne numrat qe i kishim me pyt qka po ndodhe pse u vanun aq shume . Si duket telefonatat nuk kryenin pune , eshte dasht vllau dhe migjen me shku ne Morgun e qytetit dhe me pa cka po ndodhe.

Kur shkuan aty Morgu mbylle . !!!!!!!!! Fillojn me thirre prap me i sjell numrat e me kuptu cka po ndodhe . Dhe mbas 1 ore vje personi pergjegjes thot qe nuk ka trup ne Morg !!!!! SubhanAllah , qesi Shteti kemi ne qe edhe te vdekurit ne Morg ju humbin.

Ata pa te voglen meshire , luan me ndjenjat e tona . Luanin me shpirtin e babes tem qe ate nate mbete i strukur ne nje ngrirje te thelle edhe atë i vetmuar pa asnje njeri afer . Gjithsesi mbetem ne familja ne varreza duke na djeg i nxeti e bashk me te nxetin dhimbja malli e merzia . Kurse vllau e xhaxhi duke luftu me forca te veta per me e gjet trupin e babes.

Pritem deri sa ekipa qe e murr Baben me gjet vendin ku e kan lane . Ne ora 18:45 u gjet baba po ne te njejtin vend ku personi pergjegjs ishte i sigurt qe nuk ka trup mrenda. E prunen Baben ne arkivolin e ftoft , nuk e pame a e kan pastru , a ja kan largu ato rroba , a e kan zbukuru per me dal para Allahut ashtu si ishte pedant , i bukur dhe zotni.

E varrosem baben e bashk me te edhe nje cope te zemres tem e mbuloj dheu . Ma ban Hallall Babush . Se ke meritu aspak me shku n’kete mnyre . Po kjo Kosove te ka borgj shume cka . E mua kur t’me vij dita me ardhe te ti BAB , e kur te dal para Allahut , do ti kerkoj llogari te gjithe atyre luajten me trupin tond , e qe neve dhimbjen e plagen , na kan ba edhe ma te thelle.

Allahu te shperbleft me graden ma te larte te Xhennetit inshallah.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago