Categories: Uncategorized

Vajza rrëfen takimin pas 47 vjetësh: Nëna nuk e shikoi më kurrë babain sirian pas ndarjes

Pas ndarjes “së dhunshme dhe të dhimbshme” të babait sirian dhe nënës shqiptare nga regjimi komunist në fund të viteve 1960, Dolores Koçi tha këtë të martë tek “Rudina” se ata të dy nuk u takuan kurrë më.

Edhe pse me shume vonese, babai i saj Mamun Xhelal Arnaut ishte martuar dhe kishte 5 fëmijë të tjerë, ndërsa nëna për vite me radhë mbante të fshehur dy fotografi të vogla të tij poshtë jastëkut, të cilat çdo natë i puthte dhe i vinte sërish aty.

“Mamaja ime u takua me vëllain tim, jo një herë por shumë herë. Ata të dy folën në telefon me babanë, por ajo nuk deshi ta takonte. Nuk deshi sepse nuk donte që ai ta shihte të plakur, me shenjat e moshës, të kohës, të lodhjes.

Donte që ai ta mbante mend të bukur, të re, me atë shkëlqimin e kohës së njohjes së tyre. Mamaja ka dy vjet që na ka lënë, ndërkohë iku me mendje të mbledhur sepse unë tashmë kisha takuar babanë, kisha takuar vëllezërit, bëhesha shumë me ta, isha më e kompletuar, nuk kisha më asnjë pikëpyetje, apo peng brenda vetes…Aktualisht babai jeton në Shqipëri.

Qëlloi edhe lufta në Siri dhe vendi i dytë me i afërt për ta, sigurisht që ishte Shqipëria. Nuk e merrni me mend se si e flasin shqipen ata të dy. Jam çuditur, se si im atë, i cili kishte vite që ishte larguar, e flet shqipen perfekt. Po sa i dashur është, po sa të dashur janë njerëzit me të. Se sa mirë ndihet ai këtu. Ishte i padiskutuar vendimi që do të merrte, që pas Sirisë, ai do të vinte në Shqipëri. Kështu që ata jetojnë këtu, kanë marrë edhe djalin e vogël, i cili është student. Janë në pension dhe unë takohem me raste, kur kemi ditëlindje e sebepe, por kemi fituar një lloj qetësie.”

Babanë, i cili është një doktor sirian, arriti ta gjejë dhe ta takojë vetëm pas 47 vitesh.

Martesa e saj nuk shkonte mirë. Ndërkohë, ishte njohur me një mjek të sapodiplomuar, i ardhur nga Siria. Pasi ndahet nga bashkëshorti me të cilin kishte dy vajza, por pa divorc për shkak të kohës së regjimit, asaj i lind një dashuri e fortë me mjekun sirian.

shin të dy entuziastë me dashurinë e tyre dhe çdo gjë shkonte shumë mirë në bashkëjetesën e tyre, nga e cila prisnin edhe një fëmijë. Mirëpo, kjo histori, sidomos fakti që Mamun Xhelal Arnaut, ishte një doktor i ri gjinekolog nga Siria, nuk mund të mos binte në “veshin” e “syrin” e Sigurimit të Shtetit. Ata e dëbojnë nga Shqipëria të riun sirian duke e kërcënuar me burg. Familja ndahet. Nëna e Dolores ishte shtatzënë me të në atë kohë dhe Dolores kurrë nuk e takoi në fëmijërinë e saj babanë. Lindi, u rrit e shëndetshme dhe e shkolluar, mirëpo Dolores gjithmonë paragjykohej nga shoqëria për shkak se e gjithë Tirana e dinte që ajo ishte e bija e një doktori sirian.

Dolores kishte një peng, që të njihte babanë e saj të vërtetë. Por, nëna e saj asnjëherë nuk ia konfirmonte zërat e shoqërisë që ajo ishte e bija e një doktori sirian. U rrit me këtë peng ndërsa shihte gjithmonë nënën teksa mbante të fshehur dy fotografi të vogla të babit të saj poshtë jastëkut, të cilat çdo natë i puthte dhe i vinte në vendin e vet.

Edhe pse me shumë vonesë Mamuni ishte martuar dhe kishte 5 fëmijë të tjerë, 2 vajza dhe 3 djem. Pas 47 vitesh jetë, Dolores Koçi takoi për herë të parë babanë e saj në vitin 2016. Fillimisht, ajo gjeti vëllain e saj, Jamen, me anë të të cilit gjeti babanë e vërtetë.

Dolores Koçi: Ishte viti 2014. Nga viti 2004 deri në vitin 2014 më thënë të drejtën unë e prita. Por, për motivet e tij, për motive pune, për motive shëndeti…Takimi i parë, të themi gjithë të vërtetat, unë kisha vite që e prisja, por nuk ishte më Dolores që kishte nevojë për babanë e saj, unë tashmë isha një grua e realizuar, kisha familjen time. Natyrisht doja të dija, të njihja personin i cili më kishte dhënë genin, më kishte dhënë gjakun, ishte një kuriozitet shumë i madh.

Doja të takohesha përpara se…sepse mosha pak a shumë të dy me mamanë ishin në një moshë dhe doja ta takoja përpara se të ndodhte diçka dhe isha shumë e lumtur. Ka ngelur në memorien time, çdo detaj të atij takimi unë e kam të gdhendur si tani. Megjithatë, dua të them, nuk e kisha atë emocionin që më ka përshkuar vite me radhë teksa e ëndërroja që do të vinte, siç e kisha imagjinuar. Kjo mbase edhe me statusin, sepse edhe unë nuk isha më i njëjti person, kisha ndryshuar.

Të gjithë historinë e saj të jetës, peripecitë që ka kaluar që në fëmijëri e më pas, Dolores Koçi i ka shkruar duke publikuar në librin e saj të parë “E vërteta e heshtur”.

të fundit

FOTO/ Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë, ndërpriten kamerat, reagon familja

Një situatë shqetësuese është regjistruar orët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes…

7 hours ago

Rrëmbimi masiv në shkollën katolike, lirohen 130 nxënës të tjerë në Nigeri

Autoritetet nigeriane kanë njoftuar lirimin e 130 nxënësve të tjerë, të rrëmbyer muajin e kaluar nga një shkollë katolike në…

8 hours ago

VIDEO/ Gol prej bomberi, Kurtulan vazhdon të shkëlqejë në Turqi

Ish-futbollisti i Shpresave Arda Kurtulan, po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Goztepe, e cila po lufton në këtë edicion…

8 hours ago

800 emigrantë në Angli brenda ditës/ Rekord i ri kalimesh ilegale, 13 gomone kaluan La Manshin vetëm të shtunën

E shtuna shënojë një rekord të ri për kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë me gomone, ku 803 emigrantë me…

8 hours ago

VIDEO/ Intervista që po bën xhiron e rrjetit, futbollisti 10-vjeçar: Barça më largoi dhe nuk më shpjegoi pse, Jamal kujton se është Mesi

Në dy ditët e fundit në rrjete sociale është shpërndarë me shpejtësi një intervistë që është publikuar në Spanjë pas…

8 hours ago

EMRI/ Plagosja në Durrës, zbardhen detaje, 45-vjeçari ka marrë pl*gë në gjoks dhe bark

Një konflikt i çastit që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e…

9 hours ago