Categories: Uncategorized

Ursula Von Der Leyen jep lajmin e mirë: Ka ardhur koha për hapjen e negociatave!

Pas Konferencës së Donatorëve ku u mblodhën 1.15 miliardë euro për Rindërtimin, kryeministri Rama dhe Presidentja e KE, Ursula von der Leyen dolën në një deklaratë për mediat.

Nga Brukseli, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se qëllimi i vetëm ishte rindërtimi dhe shifra e arritur i kaloi të gjitha pritshmëritë.

Të lidhura

None found

“Kjo mund t’i kishte ndodhur gjithkujt prej nesh, dhe ne i detyrohemi mbijetuesve dhe të dashurve që humbën njerëzit e tyre, për t’i ndihmuar. Sot komiteti ndërkombëtar premtoi ta ndihmojë Shqipërinë në rindërtim dhe në rimëkëmbje, Shqipëria nuk është vetëm, ne do ta shoqërojmë gjatë gjithë fazës së rindërtimit. Shqipëria është mik i BE.

Jam shumë e lumtur të them që BE, kanë angazhuar 400 milionë euro, por shifra bëhet edhe më e mirë akoma, sot i kaluam të gjitha pritshmëritë, 1.15 miliardë euro për Shqipërinë, që është një shifër fenomenale që do të plotësojë nevojat”, tha Ursula von der Leyen.

Sa i përket hapjes së negociatave me BE-në, presidentja e KE-së shprehur mendimin e saj se ka ardhur koha për të hapur bisedimet.

“Ne kemi punuar shumë për këtë konferencë pas një tërmeti të tmerrshëm. Me të njëjtin intensitet, kemi punuar për të shtruar rrugën që Shqipëria të shkojë drejt hapjes së negociatave. E kemi parë metodologjinë që është pranuar nga të gjitha anët. Po punojmë për raportet për vendin dhe këto janë përpjekje për ti bindur të gjithë, prandaj për mendimin tim, ka ardhur koha për të hapur bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. I mbajtën të gjitha premtimet, prandaj na takon ne që të vijojmë rrugën”, përfundoi Ursula von der Leyen.

të fundit

UEFA shqyrton kandidaturën e Wengerit përballë Infantinos në zgjedhjet e FIFA-s

UEFA po e shqyrton seriozisht mundësinë që Arsene Wenger të jetë kandidati i saj për ta sfiduar Gianni Infantinon në…

2 minutes ago

Fabio Capello krahason Kenan Yildiz me Lamine Yamal gjatë ceremonisë në Bolonjë

Trajneri i njohur italian Fabio Capello ka bërë një krahasim të veçantë mes njërit prej yjeve të Juventusit dhe talentit…

8 minutes ago

Grabiti 120 mijë euro nga dy banka në Tiranë/ Robert Duka: Lekët i lashë në kazino, u dhashë dy shokëve nga 3 mijë euro sepse…

Një seri përgjimesh telefonike, të kombinuara me prova të tjera, si analizimi i pamjeve filmike dhe i automjetit të marrë…

11 minutes ago

“Urdhër nga lart”/ BIRN: Policia ka vendosur gjoba të shumëfishta dhe ka shoqëruar protestuesit paqësorë

Prej miratimit të akteve normative, Policia ka gjobitur mbi 100 protestues paqësorë dhe ka shoqëruar në komisariate shumë prej tyre,…

26 minutes ago

Presidenca mohon largimin e fotografisë së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë

Presidenca reagon pas kritikave për fotografinë e Rugovës dhe Deklaratën e Pavarësisë Presidenca e Kosovës ka mohuar pretendimet se fotografia…

27 minutes ago

Sot parashikohen mbledhjet e katër komisioneve parlamentare

Katër komisione parlamentare do të mbajnë mbledhje të martën, më 10 nëntor, ndërsa në rend dite kanë çështje të ndryshme…

27 minutes ago