Uragani Laura ka dhënë alarmin në Teksas dhe Luiziana duke ngjallur panik tek banorët e këtyre zonave.
Ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Luli Faber ka bërë një postim në Facebook ku shpreh shqetësimin e saj për këtë fenomen dhe thotë se ka një numër restorantesh shqiptare dhe mbi 20 familje shqiptare.
None found
Reagimi i plotë:
Me shqetësim të madh kam ndjekur lajmet mbi #UráganinLaura që pritet të godasë pa mëshirë sonte një pjesë të Luizianës dhe Teksasit. Orët e fundit isha në kontakt me Konsullin e Nderit në Luisiana dhe Presidenten e Arberia Houston. Pranvera më informoi se ka një numër restorantesh shqiptare në Beaumont dhe mbi 20 familje shqiptare që jetojnë në mes Liqenit Charles, Luiziana dhe Beaumont, Teksas.
Në të gjithë këtë zonë evakuimi ishte i detyruar. Pikërisht në zonën e Liqenit Charles, parashikohet që Uragani të sjellë një valë uji në lartësinë deri në 5-6 metra, në një sipërfaqe deri në 50 kilometra në brendësi të zonave të banuara. Ndoshta, një pjesë nga këto zona mund të përmbyten përgjithmonë.
Në vitin 2018 kam udhëtuar nga Biloxi në Alabama në Neë Orlins në Luiziana, në drejtim të Houston, Teksas. Kam bërë një udhëtim rreth dy orë përgjatë Autostrades I-10, paralel me bregun në Golfin e Meksikës dhe kam vizituar zonat e prekura nga #UráganiKatrina i cili ndodhi pikërisht 15 vite më parë. Kushdo që jeton apo ka vizituar këtë pjesë të Jugut të Amerikës e ka një ide se çfarë pritet të shkaktojë #UraganiLaura.
Por një shpjegim skematik për të kuptuar situatën e paprecedent të stuhisë që pritet të godasë sonte, e paraqet kjo video shpjeguese e The Weather Channel
Sonte jemi më mendje e zemër pranë të gjithë atyre që pritet të preken nga kjo fatkeqësi e rënde natyrore!
Der Standard Liria e tubimit është kufizuar dhe janë vendosur gjoba të rënda. Kryeministri Edi Rama duket gjithnjë e më…
Legjenda e futbollit brazilian, Romario, ka reaguar ashpër pas humbjes së Brazilit në ndeshjen miqësore ndaj Japonisë, duke kërkuar publikisht…
Në operacionin antidrogë "Heshtja", ku u ndalua edhe ish-ministri i Kulturës Astrit Haraqija, është arrestuar edhe e dyshuara e gjashtë,…
Në qendër të polemikave politike në Britani është përdorimi i inteligjencës artificiale për të shkruar një fjalim politik nga Kryeministri…
Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, po përballet me presion në rritje nga zyrtarë të administratës Trump dhe ligjvënës të…
Katër shtetas shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burgim në Francë, pasi u shpallën fajtorë për një seri vjedhjesh…