Valbona Kola, është mjekja e qendrës shëndetësore Klos, e cila kishte në ndjekje mjekësore Hasan Mirën, 65-vjeçarin që i dha fund jetës duke u hedhur nga lartësia e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, në Tiranë, dy ditë pasi ishte shtruar pasi gjendja ishte përkeqësuar.
“Gjendja e tij ishte padiskutim e rëndë, përderisa unë e nisa për në Burrel dhe ato në Tiranë, me temperaturë të lartë, vështirësi në frymëmarrje, djersë, lodhje”.
Nga ana psikologjike, mjekja thotë “nuk ishte keq”.
Teksa zbulon se “ai gjithmonë e ka pasur fobi vizitën e paraqitjen në spital”.
“Unë s’dua të shtrohem”, i kishte thënë i ndjeri doktoreshës kur gjendja ishte përkeqësuar e ajo i rekomandoi spitalin e Tiranës.
“Por që ishim të detyruar ta përcillnim nga gjendja e rënduar, po ai s’donte në fakt”, tha mjekja për “Shqipëria Live”.
Mjekja zbuloi se Hasan Mira nuk kishte pasur kurre probleme psikologjike. Ndersa ne telefonaten e fundit pasi ishte shtruar ne spitalin Covid2, ai mesohet t’i kete treguar mjekes se familjes, mike e shtepise, qe aty nuk ishte aq keq sa ishte thene.
“Dua të them që në darkë pasi familjarët u kthyen nga Tirana, më ka marrë në telefon e më tha, se kam qenë dhe mike për familjen, më tha në emër, ‘Vali s’qenka këtu në spital sic e kanë interpretuar në media njerëzit’ se kishte frikë, mos ishte si burg, por më tha se ishte mirë.
Ai asnjëherë s’ka pasur probleme mendore apo të jetë trajtuar në këto 30 vite në dijeninë time. Sipas familjarëve ai ka pasur rezistencë për tu shtruar, nuk donte, por për shkak të gjendjes…Familjarët më thoshin është rëndë, djali ka qenë te spitali”.
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…