Categories: Uncategorized

Ulja e detyruar e helikopterit shqiptar në Toscana, gjenerali: Kontratë korruptive me jetët tona

Ditë më parë, më 30 korrik, mediat italiane folën për një lajm se një helikopter ushtarak i Republikës së Shqipërisë ka bërë një ulje të detyruar në Toscana.

Sipas artikujve në fjalë, në bordin e helikopterit ishin 4 anëtarë.

Të lidhura

None found

Sot, Gjeneral Piro Ahmetaj, Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD, ka ngritur disa hije dyshimi mbi mirëmbajtjen e helikopterëve ushtarak.

Sipas tij Ministria ka firmosur disa kontrata korruptive të cilat mund të rrezikojnë jetën e ushtarakve. Në kujtesë Ahmetaj sjell humbjen e jetës së dy pilotëve në Shkodër, kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha, në vitin 2016.

Postimi i Piro Ahmetaj:

Në dt. 30.07.2020, mediat Italiane informuan se “falë aftësisë së pilotëve, u shmang tragjedia”, një helikopter i Forcave Ajrore të RSH bëri ulje emergjente në rajonin e Peskarës, Itali.

Mbas këtij lajmi, një ekspert i përgjegjshëm i forcave ajrore më ka informuar në mirëbesim për një kontratë korruptive të Ministrisë së Mbrojtjes për mirëmbajtjen e helikopterëve, duke rrezikuar seriozisht edhe jetën e pilotëve, duke shkatëruar kapacitete kritike të FA si dhe pasurinë kombëtare (Helikopteri COUGAR me vlerë 17 milionë €uro), fshihet mbas këtij rasti.

Për të ndihmuar organet e drejtësisë (SPAK), për të nisur menjëherë hetimet, kam ndërtuar 12 pyetje publike dhe fare të thjeshta ndaj institucionit të Ministrisë së Mbrojtjes (MM). Pse MM dhe Autoritetet Ushtarake përgjegjëse vijojnë të mos kenë asnjë deklaratë zyrtare për këtë prag-tragjedi me jetën e pilotëve dhe helikopterin?

Pse është ndërprerë kontrata e shërbimeve të mirëmbajtjes me kompaninë e mirënjohur gjermane “Airbus” (kompania prodhuese e këtyre helikopterëve), dhe cilat janë arsyet që kjo kompani është larguar nga Rinasi (RSH), pas rreth 8 vitesh?!

Kush është kontrata zyrtare e lidhur me kompaninë Franceze “Artelis SAS”, e cila është më së shumti për transportin ajror në ndërtimin e linjave elektrike dhe teleferikëve, etj?! A vazhdon të jetë në “arat e Pescarës”, Itali, helikopteri, kush janë procedurat standarte dhe praktika e plotë e kontratave të mirëmbajtjes së helikopterëve të Forcave të Armatosura?!

A janë pezulluar gjatë vitit 2018 nga puna për 8 muaj, 6 specialistë përgjegjës per shërbimet e mirëmbajtjes së helikopterëve në bashkepunim me kompaninë Airbus ?! Në shtesë, sjellim në kujtesë rrëzimin e helikopterit në Liqenin e Shkodrës, para 4 vitesh, ku humbën jetën dy pilotë, të cilët Qeveria në ikje i dekoroi “nxitimthi” dëshmorë të Atdheut.

të fundit

E ëma i kërkoi largimin/ Vjen reagimi i familjarëve të Selin pasi ajo vazhdoi garën (FOTO)

Mbrëmja e djeshme në spektaklin e “Big Brother VIP Albania 5” u shënua nga një moment tejet dramatik dhe i…

24 minutes ago

“Na surprizoi për mirë”, mbesa e Romir Zallës: Ja pika e fortë e aktorit në Ferma VIP

Arsi Bako, mbesa e fermerit Romir Zalla ishte e ftuar këtë të mërkurë në studion e Living Day në Vizion…

48 minutes ago

“Ti je k*rvë, nuk të shoh dot me sy”/ Mateo e ofendon rëndë, familjarët e Juelës publikojnë pamjet

Pas tensioneve të shumta dhe debateve të forta që shoqëruan spektaklin e djeshëm “Prime” në “Big Brother VIP Albania”, situata…

1 hour ago

Presidenca sqaron rolin e Këshillit të Sigurimit Kombëtar: Është organ këshillues, institucionet në gatishmëri të plotë

Presidenca ka reaguar pas interesimit të mediave për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në kontekstin e thirrjes së bërë…

1 hour ago

U akuzua për shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës rrëzon pezullimin dhe rikthen në detyrë kreun e IMT-së Rigers Sheqeri

Këtë të enjte, Gjykata e Tiranës, ka rrëzuar masën që parashikonte pezullimin nga detyra të kreut të Inspektoratit të Mbrojtjes…

1 hour ago